Në një dalje publike përpara medias, drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dr. Adrian Hoxha ka sqaruar opinionin publik rreth disa njoftimeve të bëra publike në shtypin e shkruar dhe atë viziv, si dhe i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me situatën aktuale dhe masat e marra nga Instituti i Shëndetit Publik lidhur me rishfaqjen e malaries në vendin tonë.
Sipas kreut të Institutit të Shëndetit Publik, Dr.Adrian Hoxha, në vendin tonë aktualisht janë 15 raste të konfirmuara të cilat kanë ardhur si pasojë e lëvizjeve të qytetarëve jashtë vendit, të cilat po mbahen nën kontroll.
Ai siguroi se nuk ka vend për panik, duke thënë se rastet janë të importuara nga vende si Greqia, Guinea Ekuatoriale, Kameruni etj
“Pas një farë kohe nga qëndrimi i tyre në këto shtete, personat kanë marrë dhe sëmundjen e malarjes. Një pjesë e tyre janë diagnostikuar dhe trajtuar në vendet në të cilat rrinë, ndërsa një pjesë tjetër kanë ardhur në vend, janë evidentuar dhe trajtuar në klinikën e Infektologjisë”, tha Hoxha.
Sipas zotit Hoxha shumica e rasteve kanë kaluar në ISHP për vaksinimin përpara se të shkojnë në këto zona, si dhe janë këshilluar përsa i përket përdorimit të medikamenteve me qëllim profilaksimin. Sipas tij aktualisht nuk ka raste të transmetimit të malarjes në vend nga njeriu tek njeriu. “Sot që flasim është e rëndësishme të themi që nuk ka rast të transmetimit të malarjes në vendin tonë nga personi i infektuar tek njeriu dhe kjo ka të bëjë me numrin e tyre të vogël, që nuk mundet të ndikojë në proces”,- tha ai.
Më tej në fjalën e tij, Dr. Hoxha sqaroi se ISHP-ja, në kuadër të marrjes së masave për zbatimin e urdhrit nr.300, datë, 02.05.2013 të Ministrit të Shëndetësisë ”Mbi masat për përballimin e sezonit veror 2013”, ka planifikuar levizjen e ekipevet te specialistëve në zonat problematike si dhe ka hartuar një plan masash për ti ardhur në ndihmë këtij problemi.
’’Marrja e masave është e rëndësishme për të eleminuar problemin. Brenda datës 30 Maj do të zhvillojmë takime me të gjitha qarqet dhe bashkitë të cilat kanë lidhje me problemin në fjalë. Ndërkohë jemi duke u marrë me përgatitjen e disa grupeve të integruara, të cilat do të merren me kontrollin e ujit, mbetjeve, por për zgjidhjen e problemit kërkohet bashkëpunim me shumë aktorë sic janë pushteti vendor, pushteti lokal, DSHP në rrethe, klinikat infektive etj,”-u shpreh ai.






Në datat 6-7 Maj 2013, Instituti i Shëndetit Publik, nën kujdesin e Ministrisë së Shëndetësisë, organizoi në ambientet e Hotel “Tirana Internacional” Konferencën Ndërkombëtare me titull: “Sfidat e Shëndetit Publik lidhur me sëmundjet jo të transmetueshme”.

















































18 – 24 mars 2013 JAVA E SIGURISË SË UJIT TË PIJSHËM
Dear colleagues,
Veshkat janë organe sa të komplikuara aq edhe të mahnitshme. Ato kanë role të shumta biologjike, si: