Njësia e performancës SH.P. dhe sëmundjeve kronike

 

Departamenti i Performancës së Shëndetit Publik dhe Sëmundjeve Kronike ushtron aktivitetin e vet në bashkëpunim të ngushtë me departamentet e tjera shkencore të ISHP-së, Ministrine e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, Spitalet Universitare Obstetrike-Gjinekologjike “Mbretëresha Geraldinë” dhe “ Koço Gliozheni”, Spitalin Universitar të Traumës, Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në bazë rajoni dhe Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në bazë rrethi, Ofruesit Jo-Publikë të Kujdesit Shëndetësor në vendin tonë si dhe sektorët publik jashtë sferës së shëndetësisë dhe/ose organizma/organizata të ndryshme jopublike brenda dhe jashtë vendit.

Departamenti i Performancës së Shëndetit Publik dhe Sëmundjeve Kronike është i organizuar në pesë sektorë:

 

 

Departamenti e bazon punën e tij në ligje të tillë si ai Shëndetit Publik Nr. 10138, dt. 11.5.2009, Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr 327, datë 28.05.2014 “Për përcaktimin e formatit dhe mënyrës së mbledhjes informacionit shëndetësor”, e shumë ligje të tjerë me ndikim në fushën e shëndetit publik.
Gjithashtu puna bazohet edhe në dokumenta të shumtë strategjikë, të tillë si: Strategjia e Shëndetësisë 2016-2020; Plani Kombëtar mbi Kanceret 2011-2016, plani kombëtar mbi semundjet jo të trasmetueshme, Plani i Veprimit të Promocionit Shëndetësor 2017-2021; Dokumenti Strategjik dhe Plani i Veprimit të Shëndetit Seksual dhe Riprodhues 2017-2021; Strategjia Kombëtare e SJT 2016-2020, Strategjia Kombëtarë e Sigurimit të Kontraceptivëve 2017-2021, etj.

Vizioni

Një popullatë e shëndetëshme pa sëmundje kronike të parandalueshme.

Misioni

Nxitja e politikave të bazuara në fakte dhe evidencë si dhe mbështetja e përmirësimit të vazhdueshëm të sistemit të kujdesit shëndetësor në fushën e sëmundjeve jo të trasmetueshme duke identifikuar problemet në çështje të tilla si:

• Nevojat për shërbime dhe aksesi në shërbime,
• Ekspozimi ndaj faktorëve të rrezikut dhe sjelljeve të rrezikshme,
• Kapacitetet njerëzore dhe teknologjike,
• Diagnoza e hershme dhe depistimi,
• Monitorimi i performancës dhe cilësisë, etj.

duke ndihmuar në propozimin dhe pilotimin e zgjidhjeve të përshtatshme për vendin tonë dhe duke mbështetur trajnimin e personelit shëndetësor në sistemin e kujdesit parësor dhe atë të shëndetit publik.

Gjithashtu, departamenti ndihmon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për çështjet që lidhen me shëndetin dhe faktorët që kontribuojnë në shëndet, duke ofruar informacion dhe duke mbeshtetur ndryshimin drejt sjelljeve të shëndetëshme.

Detyrat

Departamenti kryen detyra menaxhuese, mbikqyrëse, monitoruese, vlerësuese, analizuese, rekomanduese dhe trajnuese.

• Menaxhim i shërbimeve të lëvizëshme të zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, në koordinim me shërbimet rajonale të shëndetit publik dhe kujdesin shëndetësor parësor.
• Koordinim i programit kombëtar të depistimit mbi kancerin e qafës së mitrës
• Menaxhim i sistemeve të informacionit lidhur me regjistrat e disa sëmundjeve kronike me rëndësi të veçantë për shëndetin publik
          o Infarkti i miokardit (IAM),
          o Aksidentet cerebrovaskulare (ACV),
          o Kanceret,
          o Diabeti.
• Menaxhim i sistemeve kombëtare të survejancave të bazuara në rast, të tilla si:
          o Abortet
          o Defektet e lindura (anomalitë e lindura)
• Monitorim i shërbimeve të planifikimit familjar. Programi LMIS për metodat moderne kontraceptive.
• Monitorim i sistemeve të informacionit kombëtar mbi drogat dhe prodhimi i raporteve periodike.
• Propozon rishikimin e vazhdueshëm të indikatorëve të monitorimit të sëmundjeve jo të transmetueshme.
• Ndërton dhe ofron kurse të akredituara të trajnimit në fusha të ndryshme të shëndetit publik per mjekët e kujdesit parësor, infermierët dhe punonjësit e shëndetit publik.
• Mbështet programet e arsimimit të shëndetit publik në fushën e epidemiologjisë dhe kontrollit të sëmundjeve jo të transmetueshme.
• Ndërmerr rekomandime mbi politikat shëndetësore për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bazuar mbi analizën e eksperiencës ndërkombëtare, dhe eksperiencën nga studimet dhe ndërhyrjet në vendin tonë (ligje, strategji, udhëzues, standarte, praktika, organizim, sisteme, teknologji etj).
• Mbështet në vijimësi MSHMS në proçesin e përgatitjes së strategjive dhe politikave specifike për semundjet jo të transmetueshme.
• Drejton dhe mbikqyr studime (sasiore dhe cilësore) në popullatë me qëllim vleresimin e situatave shëndetësore të veçanta mbi sëmundjet jo të trasmetueshme, përdorimin e shërbimeve shëndetësore, sjelljeve të rrezikshme dhe faktorëve të rrezikut.
• Kryen studime dhe analiza në fushën e sistemeve shëndetësore dhe në fushën e politikave shëndetësore, (kërkime në popullatë, në sistemet shëndetësore ose në literature). Prodhimi i raporteve përkatëse.
• Vlerëson ndërhyrje shëndetësore parandaluese me qëllim verifikimin e kushteve për shtrirjen e tyre në plan të gjerë. Mbështet zbatimin në praktikë të politikave të reja në fushën e kontrollit të sëmundjeve jo të transmetueshme nëpërmjet organizimit të programeve të trajnimit, seminareve, ëorkshopeve, dhe konferencave shkencore.
• Drejton fushata të edukimit dhe ndërgjegjësimit shëndetësor të grupeve të ndryshme të popullatës, në bashkepunim me autoritetet shëndetësore rajonale.
• Përgatit materiale informative për publikun dhe profesionistët e shëndetësisë fletëpalosje, broshura, manualë, udhëzues, protokolle etj.).
• Skicon programe të bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar dhe koordinon punën mes partnerëve të mundshëm.
• Përgatit raporte dhe artikuj për periodiket shkencore dhe operative në fushën e shëndetësisë.

Departamenti punon për prodhimin dhe/ose monitorimin në vijimësi të një sërë indikatorësh shëndetësorë, të tillë si:

• Vdekshmëria foshnjore, fëmijënore dhe perinatale,
• Prevalenca e aborteve dhe e defekteve të lindura të regjistruara nga shërbimet e obstetri-gjinekologjisë, neonatologjisë dhe pediatrisë,
• Incidenca vjetore e infarktit të miokardit, aksidenteve cerebro-vaskulare, kancereve, diabetit,
• Prevalenca vjetore e sëmundjeve obstruktive kronike të mushkërive dhe aksidenteve te regjistruara nga shërbimet përkatëse,
• Prevalenca e depresionit, tentativavës për vetëvrasje, dhimbjes, etj; të matura në sisteme shëndetësore dhe në popullatë në grup-mosha të përzgjedhura,
• Shëndeti total i vetë vlerësuar dhe sëmundjet totale të vetë vlerësuara në grup-mosha të përzgjedhura,
• Indikatorë specifikë të programeve të depistimit,
• Indikatorë të përdorimit të shërbimeve shëndetësore,
• Prevalenca e kufizimeve në aktivitetet e përditshme dhe autonomi e matur në grup-mosha të përzgjedhura,
• Prevalenca e disa faktorëve të rrezikut të matur në popullatë në grup-mosha të përzgjedhura :
        – mbipesha dhe nënpesha,
        – anemia,
        – tensioni i lartë i gjakut,
        – kequshqyerja,
        – aktiviteti fizik
        – duhanpirja,
        – abuzimi me alkoolin,
        – konsumimi i drogave të paligjshme,
        – mbulimi me shërbime të kujdesit shëndetësor parësor
        – mbulimi me shërbime të depistimit (përfshi check-up, kanceri i gjirit, i cerviksit dhe kolorektal)
        – mungesë të njohurive bazë lidhur me shëndetin.