Më dt 6 Mars 2024 pranë ISHP, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë zhvilloi një vizitë monitoruese në Institutin e Shëndetit Publik lidhur me procesin e vaksinimit për HPV dhe ecurinë e tij.

Vizita konsistori në një monitorim të përgjithshem mbi ecurinë e vaksinimit ndaj HPV nga momenti i përfshirjes në Programin e Kombëtar të Vaksinimit në moshën 13 vjec, gjatë vitit 2022 dhe deri në fushatën e zgjeruar të vaksinimit për HPV në vend, për moshën 14-20 vjec gjatë vitit 2024.

Gjatë takimit u diskutua mbi mbulesën e lartë e vaksinimit për HPV, përthithja, fushata komunikimit me prindërit, mjekët e konsultorit të nënës dhe fëmijës, me mjekët e shkollave etj.

U theksua që rreth 3990 vajza jashtë moshës 13 vjec apo pjesë e fushatës së zgjeruar, kanë aplikuar vaksinën e HPV vetëm për periudhën Janar- Shkurt 2024.

Gjatë vlerësimit u kryen diskutime dhe mbi:

  • Situatën epidemiologjike të virozave respiratore në vend situatën e gripit të covidit dispoueshmëria e vaksinave grip dhe covid 19;
  • Situatën e fruthit në vend duke theksuar dhe rëndësinë komunikimit me grupet hesituese në popullatë, grupet antivax, grupet e prindërve që shtyjnë vakinimin në kohë etj dhe përpjekjet e të gjithë strukturave për bashkëpunim më të ngushtë.
  • Si dhe diskutimet u përqëndruan mbi rregjistrin e kancereve dhe raportimin e të dhënave.

Falënderojmë të gjithë strukturat që kontribuojnë në ruajtjen e objektivave të Programeve kombëtare dhe  në vecanti falënderojmë Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë që gjithmonë kanë në vëmendje dhe kanë bashkëpunuar në topikat specifike të lidhura me shëndetin publik.