Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, 28 prill 2024.

Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë përkujtohet çdo 28 prill.

Këtë vit, tema e Ditës -2024, do jetë këqyrja e ndikimeve të ndryshimeve klimatike dhe roli i tyre në sigurinë dhe shëndetin në punë.                     

Përkeqësimi i rregullsisë së kurbave stinore – të vërejtura sistematikisht gjatë dekadave të fundit- ka ndikuar drejpërdrejt në tregun e punës, veçanërisht në aspektin e sigurisë dhe shëndetit të punonjësve.

Shembuj të shtimit të rreziqeve profesionale që lidhën me këtë fenomen dhe ngjarjet esktreme të motit,  përfshijnë: stresin nga nxehtësia, rrezatimin ultravioletë, ndotjen e ajrit, askidentet e rënda industriale, rritjen e dukshme të sëmundjeve të transmetuara nga vektorët dhe ekspozimin alarmant ndaj kimikateve.