Dita Ndërkombëtare Kundër Abuzimit me Drogat dhe Trafikimit të Tyre të Paligjshëm.
 “Listen First” është një iniciativë që synon të rrisë mbështetjen për parandalimin e përdorimit të drogës bazuar në shkencë.
Ajo promovon parandalimin si një investim efektiv për mirëqenien e fëmijëve, të rinjve, familjeve dhe komuniteteve.
Mesazhi kryesor i iniciativës është “dëgjimi i fëmijëve dhe të rinjve” si hapi i parë për t’i ndihmuar ata të rriten të shëndetshëm dhe të sigurt.
“Listen First” synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e parandalimit të bazuar në prova shkencore.
Në qendër të parandalimit qëndron një koncept i thjeshtë: të dëgjojmë më shumë fëmijët dhe të rinjtë.
Dëgjimi i fëmijëve dhe të rinjve është hapi i parë për t’i ndihmuar ata të rriten të shëndetshëm dhe të sigurt. Në këtë mënyrë ne ndërtojmë besim, mbështetje dhe një të ardhme më të mirë për ta

Materialet e iniciativës përfshijnë fletë-informuese për:
Punonjësit shëndetësorë;
Prindërit;
Mësuesit;
Punonjësit e parandalimit;
Politikëbërësit.

Materialet psiko-edukuese mbi shkencën e përkudesjes prindërore dhe zhvillimin e aftësive psiko-emocionale të fëmijëve, mund ti gjeni më poshtë.