Vaksina ndaj gripit  mund të kryhet nga çdo individ mbi 6 muaj.

Rekomandim i veçantë për kryerjen e kësaj vaksine përfshin këto grupe risku:

– Punonjësit shëndetësorë,

– Gratë shtatzëna,

– Të gjithë të moshuarit mbi 60 vjeç,

-Personat me sëmundje kronike dhe imunodeficience (si: sëmundje kardiovaskulare, obstruktive të mushkërive, kronike të veshkave, kronike të heparit, diabet, astma bronkiale, tumore/kancer),

– Personat obezë.

Gjithashtu vaksina ofrohet për kategori të caktuara sic janë forcat ushtarake.