1. Çfarë janë Koronaviruset?

Koronaviruset (CoV) janё një familje e madhe virusesh qëshkaktojnë sëmundje nga më të lehtat deri tek ato tepër të rënda.Ato janë të përhapur në shumë lloje të  kafshëve dhe rrallëevoluojnë, transmetohen, infektojnë njerëzit dhe më pas përhapen midis tyre.

Koronaviruset humane u identifikuan për herë të parë në vitin1960 dhe deri në vitin 2019 njiheshin 6 të tillë nga të cilët 4 tëzakonshëm si: 229E (alpha coronavirus), NL63 (alpha coronavirus, OC43 (beta coronavirus) dhe HKU1 (beta coronavirus).

Në shekullin 21 dy koronavirus me patogenitet të lartë si SARS– CoV që shkakton Sindromën Respiratore Akute të Rëndë dheMERS – CoV që shkakton Sindromin Respirator të Lindjes sëMesme u transmetuan nga rezevuaret e kafshëve si :macet e egradhe gamilet tek njerëzit, duke shkaktuar epidemi globale me sëmundshmëri dhe vdekshmëri të lartë.

Koronavirusi i ri 2019 – nCoV

Në 31 dhjetor 2019, pati disa raste me pneumoni në Wuhan, provinca Hubei, Kinë ku shumica e tyre raportonin ekspozim nënjë treg të madh të produkteve të detit ku shiteshin shumë llojetë kafshëve të gjalla. Të dhënat paraprake tregojnë se 2019 –nCoV ka homologji për disa amino acide me SARS  – CoV dhemund të përdorë si receptor ACE2. Kjo ka një vlerë, pasi mund të parashikojë mundësinë për përhapje dhe pandemi.

Rekomandime të OBSH-së:

1. Bazuar në mundësinë e transmetimit nga njeriu tek njeriuka një rrezik për impakt serioz në shëndetin publik.
 
2. Ky virus nuk është identifikuar më parë tek njerëzit dhehetimet e para në Kinë nuk e kanë përcaktuar akomaburimin e shpërthimit epidemik; pra kemi të bëjmë me një situatë jo të zakonshme dhe të papritur.

3. Numri i rasteve të konfirmuara vazhdon të rritet në Kinë, teksa raste të ngjashme janë evidentuar në vende të tjera, dhe duke qenë se është dhe Viti i Ri kinez rreziku iimportimit jashtë këtij territori është i lartë. Shumë vendekanë vendosur masa në aeroporte kur kanë lidhje direkteme Kinën, si vlerësim elektronik i temperaturës apointervista me udhëtarët që vijnë nga Kina. Pra, kemirrezik për përhapje ndërkombëtare (nisur edhe nga rastete importuara).  
 
4. Në lidhje me interferencën me udhëtimet dhe tregtinëndërkombëtare OBSH-ja nuk rekomandon ndonjëkufizim të udhëtimeve dhe/ose tregtisë bazuar nëinformacionin që posedon aktualisht.