Në kuadër të promovimit të shëndetit dhe rritjes së ndërgjegjësimit për kujdesin ndaj vetes, sot zhvilluam një aktivitet sensibilizues në Shkolla Teknike Ekonomike, ku u realizua matja e tensionit arterial për stafin pedagogjik dhe administrativ të institucionit.
Ky aktivitet solli në fokus rëndësinë e kontrollit të rregullt të tensionit arterial, si një hap i thjeshtë, por shumë i rëndësishëm për parandalimin e problemeve shëndetësore dhe kujdesin ndaj zemrës.
Falënderojmë drejtorinë e shkollës për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e kësaj nisme, si edhe të gjithë pjesëmarrësit për interesimin dhe angazhimin e tyre në aktivitete që promovojnë një stil jetese më të shëndetshëm.
Ju ftojmë të gjithëve t’i bashkoheni fushatës sonë MMM – Maji, Muaji i Matjes së Presionit Arterial dhe të bëni një kontroll të thjeshtë për shëndetin tuaj.



#MMM #MajiMuajiIMatjes