Ishim pranë stafit të Shkolla e Mesme Profesionale Hoteleri – Turizëm, në kuadër të fushatës MMM – Maji, Muaji i Matjes së Presionit Arterial.
Gjatë aktivitetit u realizuan matje të tensionit arterial dhe u diskutua mbi rëndësinë e kujdesit për shëndetin dhe parandalimit të hipertensionit.
Ndërgjegjësimi dhe kontrolli i rregullt janë hapa të rëndësishëm për një jetë më të shëndetshme.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e fushatës sonë dhe të kontrolloni presionin arterial gjatë gjithë muajit maj!






#MMM #MajiMuajiIMatjes