Ky program fillon në mënyrë të përshkallëzuar duke u organizuar së pari në qarkun e Tiranës, çka përbën edhe rreth një të tretën e popullatës target në të gjithë vendin, dhe duke u zgjeruar gradualisht brenda 3 viteve në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale aprovon planin e rajoneve që do të përfshihen gradualisht në program.