Kanceri i qafës së mitrës zakonisht zhvillohet ngadalë (që parakanceri i hershëm të zhvillohet në kancer invaziv duhen 10-20 vjet) prandaj është i rrallë para moshës 30 vjeç.

Grup-mosha target e programit kombëtar të depistimit të organizuar do të jetë 40-49 vjeç. Gratë e kësaj grupmoshe do të ftohen të kryejnë testin çdo 5 vjet. Për këtë grup-moshë arrihet përfitimi më i madh për shëndetin publik.

Megjithatë, përveç programit të depistimit, shërbimet ekzistuese të testimit përmes Pap testit, të cilat ekzistojnë aktualisht në sistemin shëndetësor, do të vijojnë të ofrohen për gratë e grup-moshave më të reja apo më të vjetra, në bazë të kërkesës së tyre apo këshillës së mjekut të familjes.