Testi depistues i programit është ai për identifikimin e infeksionit me tipet HPV me rrezik të lartë (hr-HPV). Kjo është një metodë që bazohet në teknologjinë molekulare Hybrid Capture 2 (HC2), e aprovuar nga FDA-ja, e cila identifikon praninë e ADN-së së 13 tipeve të HPV-së me rrezik të lartë (16, 18, 31, 35, 39, 45, 51, 52, 56, 58, 59, 68) në mostrat vaginale ose cervikale të qafës së mitrës.