Muaji Maj është Muaji i Sensibilizimit për problemet e shëndetit mendor. Në këtë muaj, në të gjithë botën organizohen aktivitete për sensibilizimin dhe rritjen e ndërgjgjësimit për këtë çështje.

Në këtë kuadër, Sektori i Shëndetit Mendor, Departamenti I Promocionit të Shëndetit Publik në Institutin e Shëndetit Publik, organizoi një aktivitetet sensibilizues me mbështetjen e Albanian University. Kështu, u mblodhën studentë të psikologjisë, të nivelit Master dhe Bachelor, si specialistë të ardhshëm për problemet e shëndetit mendor. Së bashku me ta, secili me fjongon e gjelbër të sensibilizimit, u diskutuan një sërë aspektesh që lidhen me shëndetin mendor, me statistikat botërore lidhur me të, me parandalimin e tyre, etj. Theks i veçantë iu vendos parandalimit të stigmës dhe diskriminimit për personat që kanë probleme të shëndetit mendor. Për këtë qëllim u transmetua edhe një film “Beautiful mind”, i cili konfirmon se personat me probleme të shëndetit mendor, mund të kenë një jetë normale, madje mund të arrijnë të jenë edhe të sukseshëm.