Si duhet të përdorni kitin për testimin HPV me vetëmarrje

Lexo deri në fund të GJITHA udhëzimet para se të përdorësh kitin e testimit për HPV. Mos u shqetëso, testi është SHUMë I LEHTë për t’u kryer. MOS e kryej testin gjatë periodave (ciklit menstrual).

  1. Hape kapakun e tubit plastik me kujdes që të mos derdhet lëngu jashtë. Vendose tubin mbi një sipërfaqe të sheshtë ndërsa kapakun vendose me pjesën e brendshme nga sipër.
  2. Nxirr një nga tamponët prej pambuku nga paketa ku ndodhen (tamponin e dytë mund ta përdorësh vetëm në rast se bëhet ndonjë gabim, përndryshe ai duhet të hidhet).
  3. Gjej një pozicion të përshtatshëm në mënyrë që të futësh tamponin në vaginë. Kjo mund të bëhet ulur në një karrige apo WC, ose me një këmbë mbi karrige apo WC.
  4. Kape tamponin në 3/4 e gjatësisë së tij. Me dorën tjetër hap lëkurën që mbulon hyrjen e vaginës. Fute tamponin në vaginë dhe shtyje lart deri në zonën ku ndodhen gishtat që mbajnë tamponin.
  5. Mbaje tamponin në vend dhe pa e lëvizur për 20 sekonda dhe pastaj rrotulloje po aty 5-6 herë. Më pas hiqe tamponin ngadalë.
  6. Vendose tamponin në tub me kujdes që të takojë fundin e tubit dhe të mos pikojë lëngun jashtë.
  7. Thyej fundin e tamponit dhe kështu ai do të hyjë tërësisht në tub kur t’i vihet kapaku. Këtë bëje duke e shtypur tamponin në anë të tubit, ndërsa tubi mbahet i palëvizur me dorën tjetër.
  8. Mbylle tubin fort dhe sigurohu që ai është i mbyllur plotësisht. Shkruaj emrin, mbiemrin dhe datën e marrjes mbi tub.