Instituti i Shëndetit Publik mori pjesë në takimin rajonal “Building Regional One Health Capacity in SEE Region” organizuar nga SECID, ku u bashkuan përfaqësues të SEEHN, CDC Atlanta, WHO EURO, WHO Albania dhe eksperte nga institucionet kombëtare të vendeve të Evropës Juglindore.
Takimi u zhvillua në kuadër të forcimit të qasjes One Health, duke sjellë së bashku profesionistë nga shëndeti publik, shëndeti veterinar, mjedisi dhe institucionet qendrore, për një qasje të integruar ndaj kërcënimeve zoonotike.
Përmes prezantimeve tematike, diskutimeve ndërvepruese dhe punës në grupe, u trajtuan çështje kyçe si standardizimi i të dhënave, shkëmbimi i informacionit ndërmjet sektorëve dhe vendeve, si dhe përcaktimi i mekanizmave të përbashkët për reagim ndaj shpërthimeve të gripit te shpendeve. Skenarët praktikë dhe simulimet kontribuan në ndërtimin e qasjeve të koordinuara për menaxhimin e situatave në kohë reale.
Ky takim përforcon bashkëpunimin rajonal dhe mbështet zhvillimin e kapaciteteve për parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj kërcënimeve të shëndetit publik jo vetem ne Shqiperi por dhe ne rajonin e Evropes Juglindore.








