Sektori i Sistemeve Shëndetësore

Misioni
Të vlerësojë kapacitet e sistemeve shëndetësore (të shërbimeve shëndetësore, infrastrukturës dhe burimeve njerëzore) duke u fokusuar tek aksesi, barazia, efikasiteti, cilësia dhe qëndrueshmëria, me qëllim përmirësimin e shërbimeve shëndetësorë dhe shëndetin e popullatës.

Objektivat
a. Përgatitja një plani te detajuar dhe të përditësuar të vlerësimit të kapaciteve të sistemeve shëndetësore [kujdesi shëndetësor parësor, kujdesi shëndetësor spitalor (të gjitha nivelet), shëndeti publik]
b. Hartimi i rekomandimeve të duhura, bazuar në vlerësimin e kapaciteteve të sistemeve shëndetësore, me qëllim që cilësia e shërbimeve shëndetësore të jetë e shpërndarë sipas nevojave të popullatës dhe të gjithë të kenë akses në shërbime cilësore kur ata kanë nevojë.