Sektori Sëmundjeve Kronike

Misioni

Të sigurojë udhëheqje dhe drejtim në përpjekjet për të kontrolluar dhe parandaluar sëmundjet jo të transmetueshme dhe faktorët e tyre të rrezikut.
• Qasje gjithëpërfshirëse, e integruar dhe hap pas hapi e survejancës, parandalimit dhe menaxhimit;
• Qasje e bazuar në evidence (të dhëna), dhe qasje pro – drejtësisë;
• Bashkëveprim multi- sektorial;

Sektori i Sëmundjeve Kronike është qendra kombëtare në fushën e shëndetit publik për prodhimin e indikatorëve shëndetësorë, kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve kronike jo të transmetueshme, epidemiologjinë e shëndetit riprodhues, studimin/kërkimin mbi epidemiologjinë e semundjeve jo të transmetueshme dhe faktorët e rrezikut të lidhura me këto sëmundje, si dhe monitorimin dhe vlerësimin e regjistrave të semundjeve jo te transmetueshme në Shqipëri. Ai ka për funksion të kryejë kërkime kualitative dhe kuantitative në ndihmë të politikave dhe strategjive të shëndetit, të monitorojë dhe vlerësojë impaktin e ndërhyrjeve në fushën e shëndetit publik, të nxisë/mbështesë koordinimin ndërinstitucional, dhe të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve në fushat e menaxhimit, planifikimit dhe ekonomisë shëndetësore, me synim mbrojten e shëndetit të popullatës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve në shëndetësi.

Objektivat

a. Menaxhimi, funksionimi dhe mbikqyrja e Regjistrave Kombëtarë të Sëmundjeve Jo të Transmetueshme (mbledhja, ruajtja, analizimi dhe interpretimi i të dhënave të grumbulluara nga regjistrat e sëmundjeve jo të transmetueshme).
b. Prodhimi periodik i indikatorëve të ndryshëm shëndetësor dhe veçanërisht të indikatorëve të sëmundjeve Jo të transmetueshme dhe i indikatorëve rreth faktorëve të rrezikut për këto sëmundje.
c. Rishikimi i vazhdueshëm i indikatorëve të monitorimit të sëmundjeve jo të transmetueshme.
d. Studime mbi Epidemiologjinë dhe Kontrollin e Sëmundjeve Jo të Transmetuesme dhe mbi Politikat Shëndetësore.
e. Studime mbi faktorët e rrezikut dhe sjelljet me rrezik për sëmundjet jo të transmetueshme.
f. Studime në fushën e Epidemiologjisë së Shëndetit Riprodhues.
g. Bashkëpunimi i ngushtë ndër-sektorial dhe ndër-institucional (sektorë dhe departamente të tjerë të Institutit të Shëndetit Publik, me institucione dhe organizata të tjera publike dhe jo-publike në vend dhe median e folur dhe të shkruar).
h. Hartimi dhe prodhimi i raporteve, rekomandimeve dhe mbështetje në vijimësi e MSHMS në proçesin e përgatitjes së strategjive e politikave shëndetësore në vendin tonë në fushën e sëmundjeve jo te transmetueshme (përfshirë sëmundjet kardio-cerebro-vaskulare, kanceri, diabeti, sëmundjet pulmonare kronike, sëmundjet e shëndetit mendor etj).
i. Ngritjen e kapaciteteve (nivelit teoriko-shkencor dhe metodik) të punonjësve të vet nëpërmjet trajnimeve brenda dhe jashtë vendit, si dhe nëpërmjet studimit të udhëzimeve, protokolleve dhe literaturës bashkëkohore.
j. Mbështetje me trajnime të stafit shëndetësor dhe stafit të shëndetit publik në mbarë vendin.
k. Mbështeje e programeve të arsimimit të shëndetit publik në fushën e epidemiologjisë dhe kontrollit të sëmundjeve jo të transmetueshme.

Diagnoza e herëshme dhe depistimi i kancereve: