Sektori i Sistemit të Integruar të Informacionit Shëndetësor dhe Funksionalitetit të Sistemit
Misioni
Grumbullimi dhe unifikimi i informacionit shëndetësor, përdorimin dhe diseminimin e strategjive efektive dhe bashkëkohore të komunikimit dhe informimit shëndetësor, me qëllimin final përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor, e reflektuar kjo në rritje dhe përmirësim të qëndrueshëm të rezultateve dhe tregueseve shëndetësor të popullatës së vendit.
Objektivat
a. Grumbullimi periodik i informacionit shëndetësor.
b. Kontrolli mbi sasinë dhe cilësinë e informacionit të grumbulluar.
c. Menaxhimi i shpërndarjes e informacionit në mënyrë sistematike sipas të gjithë strukturave në varësi, në nivel rrethi, rajoni dhe qendror.
d. Prodhimi periodik i Buletinit Shkencor të Institutit të Shëndetit Publik, që përfaqëson kanalin kryesor të komunkimit dhe diseminimit të informacionit shëndetësor te profesionistët e shëndetësisë dhe të gjithë aktorët dhe faktorët e sektorit të shërbimeve shëndetësore në nivel lokal dhe kombëtar, përfshirë edhe agjencitë, organizmat dhe institucionet ndërkombëtare që asistojnë dhe mbështesin zhvillimin dhe përsosjen e sistemit të shërbimeve shëndetësore në Shqipëri.
e. Prodhimi periodik i Revistës Mjekësore (në shqip) dhe Albanian Medical Journal (homologu në anglisht) përfaqëson mediumin e shkruar shkencor më të rëndësishëm (krahas njëherësh me Buletinin e Shkencave Mjekësore të Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës) në fushën e shëndetësisë në vendin tonë. Kjo revistë përfaqëson kanalin kryesor të komunikimit të rezultateve të projekteve kërkimore-shkencore në fushën e shëndetësisë, në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.
f. Mbështetja ndaj Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim (QKEV) lidhur me edukimin në vazhdim në fushën e shëndetit publik.
g. Mbështetja për Drejtorinë e ISHP-së lidhur me përpilimin e dokumentacionit përkatës në projekte studimore të bashkëpunimit dhe partnershipit të ISHP-së me institucione të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit në fushën e shëndetit publik.