NJOFTIM PËR SHTYP
Shqipëria është krenare që mbështet Majin Muajin e Matjes së presionit arterial 2025
Njerëzit në Shqipëri inkurajohen të kontrollohen për presionin e lartë të gjakut
Shqipëria 1 Maj 2025: Ne jemi të entuziazmuar të njoftojmë përfshirjen tonë për të 8-tën herë në iniciativën historike globale të Majit Muajit të Matjes (MMM) dhe kontrollit të presionit arterial (PA). Ne i bëjnë thirrje publikut të gjerë që të përfitojë nga kjo mundësi e rëndësishme për të kontrolluar/testuar PA.
Rritja e presionit arterial (PA), ose hipertensioni, është faktori i vetëm i rrezikut më i madh përgjegjës për vdekshmërinë në mbarë botën. Vlerësohet se në Shqipëri, 39.1% kanë presionin të rritur arterial/hipertension (HTA), duke qënë në rrezik për të patur komplikacione serioze afatgjata nëse nuk trajtohen rregullisht. Shumica e njerëzve me hipertension ose nuk janë plotësisht të vetëdijshëm për faktin që kanë presion të lartë të gjakut, dhe si pasojë janë të patrajtuar, ose janë në trajtim që nuk kontrollon në mënyrë efektive gjendjen e tyre. Meqenëse kur ka presion të lartë të gjakut individi nuk ka simptoma të dukshme, matja e PA është e vetmja mënyrë e saktë për të identifikuar hipertensionin prandaj ka rëndësi kontrolli i tij. Lajmi i mirë është se PA është i lehtë dhe i lirë për t’u matur, dhe nëse diagnostikohet mjaft herët, mund të menaxhohet nëpërmjet mbajtjes së një stili jete të shëndetshëm ose nëpërmjet përdorimit të medikamenteve për të kontrolluar hipertensionin në mënyrë efektive.
Kjo është edhe një nga arsyet e iniciativës së MMM – fushatë globale që synon të rrisë ndërgjegjësimin për presionin e lartë të gjakut, komplikacionet e tij të mundshme afatgjata dhe rëndësinë e kontrollit të tij. MMM është fushata më e madhe në botë për kontrollin publik falas të PA dhe nga muaji maj deri në korrik, vullnetarë në mbarë botën do të masin PA të njerëzve në qytetet, qytezat dhe fshatrat e tyre. Shqipëria është krenare që po zhvillon MMM dhe synon të testojë sa më shumë njerëz. Të gjithë pjesëmarrësit në këtë fushatë njihen me vlerat e PA dhe kujtdo që vlerat e PA dalin të larta u jepen këshilla për nje stil të shëndetshëm jete si dhe ku të drejtohen për ndjekjen e mëtejshme.
Që nga fillimi i MMM për herë të parë, mbi 7 milionë njerëz janë kontrolluar në 100 vende të botës. Vendi ynë është i kënaqur që merr pjesë sërish në këtë fushatë dhe po pret me padurim të testojë sa më shumë njerëz.
Në vitin 2023, MMM identifikoi se në Shqipëri 36.6% e personave me HTA/hipertension nuk ishin në dijeni për të dhe 34.7% e njerëzve që merrnin trajtim me medikamente nuk e kontrollonin në mënyrë efektive. Fushata ofroi një studim të rëndësishëm ndër-seksional të PA tek të rriturit në mbarë botën.
Kryeinvestigatori i MMM-së, Profesor Neil Poulter, thotë: “Rritja e PA mbetet faktori më i madh i rrezikut që kontribuon në vdekshmërinë dhe në barrën e sëmundjeve në mbarë botën. Ne duam që MMM të rrisë njohuritë e popullatës dhe të ndihmojë në shpëtimin e jetëve.
Ju lutemi vizitoni maymeasure.org për më shumë informacion rreth fushatës dhe si të kontrolloheni për PA.
Rreth hipertensionit
Presioni i rritur i gjakut (HTA) mbetet kontribuesi më i madh i vetëm në vdekshmërinë dhe barrën e sëmundshmërisë në mbarë botën. Në vitin 2019 është vlerësuar se rreth 19% e të gjitha vdekjeve (10.8 milionë) ishin për shkak të HTA, duke u rritur nga 9.4 milionë që ishin në 2014. Hipertensioni është shkaktar i mbi 50% të rasteve të sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe insuficiencës së zemrës dhe është vlerësuar se rreth 10% e shpenzimeve globale të kujdesit shëndetësor lindin nga HTA dhe komplikacionet e tij. Për më tepër, dëmtimi i organeve nga hipertensioni rrit rrezikun e infeksioneve të rënda nga COVID-19, duke përfshirë rrezikun e vdekjes.
Rreth MMM
Maji, Muaji i Matjes është një fushatë globale sensibilizuese për kontrollin e PA, e nisur në vitin 2017 nga Shoqata Ndërkombëtare e Hipertensionit.
Qëllimi i tij është të nxjerrë në pah rëndësinë e matjes së PA dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rreziqet që shkakton presiani i lartë i gjakut dhe hipertensioni. Objektivi i tij është të rrisë numrin e pjesëmarrësve të moshës 18+ të cilët kontrollojnë rregullisht PA dhe t’u japë njerëzve mjetet për të kuptuar se si ky informacion mund të kontribuojë në njohuritë e njerëzve për shëndetin e tyre individual. Në një këndvështrim më të gjerë, MMM përdor të dhënat për hipertensionin e trajtuar në mënyrë joadekuate për të motivuar qeveritë të përmirësojnë mënyrën e kontrollit të PA dhe të zvogëlojnë barrën e madhe globale të sëmundjeve dhe vdekjeve të shkaktuara nga rritja e PA.
Për më shumë informacion në lidhje me pjesëmarrjen e Shqipërisë në Majin Muajin e Matjes ose për të folur me drejtuesin e programit, Dr. Genc Burazeri, ju lutemi dërgoni email në gburazeri@yahoo.com.
Faleminderit partnerëve të MMM; OMRON (www.omron-healthcare.co.uk) dhe SERVIER (www.servier.com)