Informacion i përditësuar/ Situata e Gripit

Nga të dhënat e raportimit sipas survejancës së infeksioneve akute respiratore të sipërme dhe të poshtme të sistemit ALERT, survejancës sentinel të sëmundjeve të ngjashme me Gripin (ILI) në rrethin e Tiranës, dhe survejancës së infeksioneve respiratore në spitalet kryesore në të gjithë vendin si dhe raportimit rutinë, Instituti i Shëndetit Publik informon se prirja e infeksioneve respiratore paraqitet e qendrueshme në javën e pare të 2020.

Prej ditëve të festave të fund vitit në vend është evidentuar qarkullimi i viruseve A/H1pdm09, A/H3 dhe B të gripit.

Gjithashtu ISHP bën me dije se aktiviteti i virusit të gripit, shpërndarja dhe tipi apo nëntipi dominant për Kontinentin Europian janë po të njëjtit me vendin tonë. Në javën e parë të 2020 aktiviteti i gripit në Evropë paraqet rritje, pavarësisht se shumica e vendeve raportojnë aktivitet bazë ose të ulët.

Në këte javë 433 mostra të marra për verifikim nga survejnca sentinel janë konfirmuar me virusin e gripit. Prej të cilave 60% ishin të tipit A dhe 40% mostra të tipit B. Nga nëntipizimi i viruseve të tipit A, rezultojnë nëntipet A(H3N2) (58%) dhe A(H1N1)pdm09 (42%).

Që nga fillimi i sezonit mbizotërojnë viruset e tipit A (67%) krahasuar me viruset e tipit B (33%).

Instituti i Shëndetiti Publik fton të gjithë qytetarët të kujdesen për higjenën vetjake dhe të informohen për kujdes ndaj gripit dhe të ftohtit në faqet zyrtare të këtij institucioni, ku që prej fillimit të sezonit të gripit ka nisur sensibilizimin me  këshilla dhe orjentim për periudhën e sezonit të gripit.