Një ditë e mbushur me ide, ekspertizë dhe reflektim mbi shëndetin e trurit në çdo moshë!


Neurologë, psikiatër, pediatër, logopedë, psikologë dhe fizioterapistë ndanë përvoja dhe njohuri në 5 panele tematike që trajtuan trurin nga këndvështrime të ndryshme, nga fëmijëria e hershme te emocionet dhe rehabilitimi, si dhe nga diagnostikimi te ndërhyrja e hershme.
Me pjesëmarrjen e Zëvendësministres së MSHMS Mira Rakacolli, Drejtoreshës së ISHP Eugena Tomini, Drejtoreshës së Përgjithshme të OSHKSH Jeta Deda dhe Drejtorit të DROSHKSH Tiranë Lorenc Hashorva, ky forum tregoi se shëndeti i trurit është prioritet i përbashkët institucional.