LIMFOMA – DIAGNOZA E HERSHME SHPËTON JETË

 -Vëmendje ndaj shenjave: lodhje e vazhdueshme, djersitje gjatë natës, humbje peshe, nyje limfatike të zmadhuara.
-Stili i shëndetshëm i jetesës forcon imunitetin.
 -Trajtimi modern (kimioterapi, imunoterapi, transplante) rrit shanset për shërim

 

15 SHTATOR – DITA BOTËRORE E NDËRGJEGJËSIMIT PËR LIMFOMAT (Tekst plotesues)

Limfoma është një lloj kanceri i sistemit limfatik, që shpesh diagnostikohet vonë për shkak të simptomave jo specifike si lodhja, djersitjet gjatë natës, humbja e peshës dhe zmadhimi i nyjeve limfatike.

Mesazhi kryesor: DIAGNOZA E HERSHME SHPËTON JETË!

 

 Parandalimi

  • Nuk ka mënyrë të sigurt për ta parandaluar, por një stil jetese i shëndetshëm, ushqimi i balancuar, aktiviteti fizik dhe shmangia e duhanit mund të ndihmojnë në forcimin e imunitetit.
  • Kontrolli mjekësor i rregullt dhe vëmendja ndaj simptomave të pazakonta janë çelësi i diagnostikimit të hershëm.

 Trajtimi

  • Varet nga lloji dhe faza e limfomës. Terapitë përfshijnë kimioterapi, imunoterapi, terapi biologjike dhe në disa raste transplant të qelizave staminale.
  • Shumë pacientë sot arrijnë shërim ose menaxhim afatgjatë falë përparimeve në mjekësi.