Jini aktivë gjatë gjithë jetës
Faktet kryesore për rëndësinë e aktivitetit fizik:
• Ofron përfitime të rëndësishme për shëndetin fizik dhe mendor.
• Tek të rriturit, kontribuon në parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjeve jo të transmetueshme, si: sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe diabeti; zvogëlon simptomat e depresionit dhe ankthit, përmirëson shëndetin e trurit dhe me gjasë mirëqenien e përgjithshme.
• Tek fëmijët dhe adoleshentët promovon shëndetin e kockave, inkurajon rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të muskujve dhe përmirëson zhvillimin motorik dhe njohës.
• 31% e të rriturve dhe 80% e adoleshentëve nuk plotësojnë nivelet e rekomanduara të aktivitetit fizik.
• Objektivi global i vendosur për të reduktuar nivelet e pasivitetit fizik tek të rriturit dhe adoleshentët është një reduktim relativ prej 10% deri në vitin 2025 dhe 15% deri në vitin 2030, krahasuar me vitin 2010.
• Vlerësimi global i kostos së pasivitetit fizik për sistemet e kujdesit shëndetësor publik midis 2020 dhe 2030 është rreth 300 miliardë dollarë.
Jini aktivë gjatё gjithё jetёs!
“Aktiviteti Fizik” – zgjedhja e duhur!
Çfarё ёshtё aktiviteti fizik?
Aktiviteti fizik ёshtё ҫfarёdolloj lёvizje e cila vё nё pёrdorim muskujt duke pёrdorur mё tepёr energji sesa gjatё qёndrimit pa lёvizur.
Aktiviteti fizik pёrfshin sportet dhe ushtrimet, apo seancat e fitnesit; aktivitetet e kohёs sё lirё si: ecje nё natyrё, ecjen dhe kёrcimin; punё tё ndryshme nё shtёpi, kopshtari, ecjen pёr nё shkollё, punё, madje dhe psonisje.
- Aktiviteti fizik me intensitet tё moderuar rrit rahjet e zemrёs dhe bёn qё personi tё ndihet i «vaposur» dhe me frymёmarrje tё shpeshtuar siҫ janё: ecja e shpejtё, kёrcimi dhe kopshtaria.
- Aktiviteti fizik me intensitet të fuqishëm bёn qё personi qё e kryen atё tё djersitet dhe t’i mbahet fryma siҫ janё: vrapimi, dhёnia e shpejtё e biҫikletёs apo noti si sport.
Aktivitete si ecja, vrapi, ҫiklizmi, dhe noti janё forma tё aktivitetit fizik aerobik i cili forcon zemrёn dhe sistemin respirator.
Njerёzit kanё nevojё tё bёjnё njё jetё aktive, ku tё integrojnё aktivitetin fizik nё rutinёn e pёrditshme.
Cilat janё pёrfitimet qё sjell pёrfshirja nё aktivitetin fizik?
- Zvogёlimi i rrezikut nga:
- kolesteroli i lartё;
- presioni i lartё i gjakut;
- diabeti i tipit 2;
- sёmundjet e zemrёs dhe goditjet e trurit;
- disa lloje kanceri si: kanceri i gjirit dhe ai i zorrёve;
- depresioni;
- ndihmon nё mbajtjen e njё peshe normale;
- pёrmirёson mirёqenien psikologjike;
- pёrmirёson shёndetin muskulo-skeletor, si dhe parandalon osteoporozёn.
Pёrfitimet nga aktiviteti fizik tek fёmijёt
- Ndihmon nё rritjen e shёndetshme dhe nё forcimin e kockave dhe muskujve.
- I jep mundёsinё fёmijёve tё krijojnё miqёsi tё reja, si dhe të përfshihen nё lojëra.
- Fёmijёt qё janё aktivё aktualisht, kanё mё shumё gjasa qё tё jenё aktivё gjatё gjithё jetёs.
Pёrfitimet nga aktiviteti fizik tek tё moshuarit
- Aktiviteti fizik i ndihmon tё ruajnё forcёn dhe fleksibilitetin, pёrmirёson ecjen dhe lёvizjet.
- Zvogёlon rrezikun ndaj rrёzimeve dhe dёmtimeve.
- Ndihmon nё parandalimin e problemeve tё shёndetit mendor – ҫrregullime tё zakonshme tё kёsaj moshё siҫ janё: depresioni dhe demenca.
- Bёn tё mundur krijimin e mundёsisё pёr t’u shoqёruar dhe pёr tё mos u izoluar .
Sa nevojё kemi pёr t’u marrё me aktivitet fizik qё tё jemi tё shёndetshёm?
Fёmijёt dhe tё rinjtё (5 – 17 vjeҫ) duhet tё bёjnё tё paktёn 60 minuta aktivitet fizik tё moderuar nё vigoroz pёrditё. Aktivitete qё forcojnё muskujt dhe kockat, duhet tё pёrfshihen tё paktёn 3 herё nё javё.
Evitoni sa tё mundeni qёndrimin ulur pёr njё kohё tё gjatё, videolojërat, televizorin apo kompjuterin.
Tё rriturit (18- 64 vjeҫ) duhet tё bёjnё tё paktёn:
- 150 minuta aktivitet fizik tё moderuar nё vigoroz nё javё.
- Bёni tё paktёn 75 minuta aktivitet fizik me intensitet vigoroz nё javё.
Aktivitete tё forcimit tё muskujve mund tё bёhen nё dy ose mё shumё ditё tё javёs.
E njёjta praktikё tё ndiqet edhe pёr grup – moshat 18 – 64 vjeҫ.
Ёshtё mjaft e rёndёsishme pёr tё moshuarit tё qёndrojnё aktiv dhe tё bёjnё ushtrime tё forcimit tё muskujve, tё pёrmirёsimit tё lёvizshmёrisё.
Njerёzit me probleme tё ndryshme shёndetёsore apo me paaftёsi mund tё ndjekin kёto udhёzime qё u thanё mё lart, kur ёshtё e mundur. Megjithatё, kёshillohet tё marrin edhe mendimin e profesionistёve tё fushёs pёr tё pёrcaktuar llojin dhe sasinё e aktivitetit fizik qё i pёrshtatet mё mirё.
Njerёzit qё nuk kanё ushtruar aktivitet fizik, duhet ta nisin me kohё tё shkurtuar dhe mё pas, gradualisht tё rrisin kohёzgjatjen e pёrfshirjes në të.
Kini parasysh se, nёse nuk arrini “nivelet e rekomanduara” ёshtё mё mirё tё kryeni pak, sesa aspak aktivitet fizik.
Kёshilla pёr tё gjithё familjen
- Shiheni aktivitetin fizik si njё mundёsi dhe jo si pengesё.
- Jini aktiv ҫdo ditё nё mёnyra tё ndryshme sa mundeni.
- Shfrytёzo ҫdo mundёsi tё vogёl pёr tё qenё aktiv si p.sh.: pёrdorni shkallёt nё vend tё ashensorit, apo kryeni punё ku tё pёrfshiheni fizikisht.
- Nёse mundeni, mos pёrdorni automjetin tuaj, por drejtojuni ecjes, biҫikletёs, transportit publik, pёrdorni shkallёt nё vend tё ashensorit.
- Mos pёrdorni makinёn kur keni pёr tё bёrё distanca tё shkurtra, por ecni, pёrdorni biҫikletёn ose transportin publik.
- Zvogёloni kohёn e qёndrimit ulur pёr njё kohё tё gjatё, si nё shtёpi, ashtu edhe nё punё. Pёrdorni kohёn e pushimit tё drekёs pёr tё bёrё sadopak lёvizje, nёse ёshtё e mundur.
- Regjistrohuni nё palestёr apo vraponi nё park.
- Inkurajoni fёmijёt tuaj qё tё merren me sport, nё mёnyrё qё tё zvogёlojnё kohёn e qёndrimit ulur.
- Bёhuni modeli pozitiv nё familje duke u angazhuar nё aktivitete sportive dhe limitoni kohёn e qёndrimit para ekranit.
- Shuajeni televizorin ose kompjuterin dhe pёrfshihuni nё lojëra me fёmijёt tuaj.
- Bёhuni krijues nё kohёn e lirё, si dhe pjesёmarrёs nё aktivitete fizike si familje.
- Ecni dhe dilni me biҫikletё me fёmijёt tuaj, bёni zgjedhjen e shёndetshme.