Misioni i ISHP

Misioni i ISHP, si qendra Kombëtare në fushën e shëndetit publik, konsiston në zhvillimin dhe aplikimin e parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve, dëmtimeve, paaftësive, e faktorëve dëmtues shëndetësorë të mjedisit, dhe zhvillimin dhe aplikimin e promocionit të shëndetit, në bashkëpunim të ngushtë me agjensi/organizma/organizata kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në mënyrë më të detajuar, misioni i ISHP është:
Monitorimi i gjendjes shëndetësore të popullatës në mënyrë që të identifikohen në kohë dhe të zgjidhen shkencërisht problemet shëndetësore të hasura.
Identifikimi dhe monitorimi i determinatëve risk të shëndetit.
Ndërmarrja dhe rritja e shkallës së informimit të popullatës, edukimit dhe ndërgjegjësimit të saj mbi problemet shëndetësore.
Stimulimi, koordinimi dhe mbështetja e iniciativave të institucioneve dhe komuniteteve përsa i përket aktiviteteve të ndërmarra prej tyre për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve shëndetësore.
Stimulimi dhe mbështetja e projekt-ligjeve dhe rregulloreve drejtuar mbrojtjes së shëndetit të popullatës dhe sigurimit shëndetësor të saj.
Trajnimi dhe edukimi i vazhdueshëm i punonjësve të shëndetit publik dhe mbështetja profesionale ndaj tyre.
Vlerësimi i efektivitetit, aksesibilitetit dhe cilësisë si të shërbimeve shëndetësore të bazuara-në-popullatë ashtu dhe shërbimeve shëndetësore të bazuara-në-pacient.
Kërkimi shkencor për të ofruar zgjidhje inovatore të problemeve shëndetësore si dhe për të vendosur strategji efektive mbi kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.