Njoftim për Media

 6 Nëntor 2013, Hotel Rogner Tirana

Takim Kombëtar

“Krah per Krah” për të Mbështetur Parandalimin e Kancerit të Qafës së Mitrës

FAKT

Në Shqipëri, Kanceri i Qafës së Mitrës zë vendin e dytë ndër kancerat që ndeshen me shpesh tek gratë e moshave 18 – 45 vjeç. Të dhënat e fundit tregojnë se çdo muaj 10 gra diagnostikohen me kancerin e qafës së mitrës dhe çdo javë një grua vdes nga kjo sëmundje, pavarësisht faktit se pothuajse çdo rast mund të parandalohet nëpërmjet një program kontrolli dhe parandalimi, vaksinimi dhe trajtimi per infeksionet nga virusi i papilomes humane,HPV.

Në kuadër të nismës së ndërmarrë nga një grup grash dhe vajzash me mbështetjen e Qendrës së Evropës Juglindore për Survejancën dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive (SECID), Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) dhe Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, zhvillohet takimi kombëtar: Krah per krah kunder kancerit te qafes se mitres

Ky takim synon të bashkojë palët e interesit në nivele të larta përfaqësimi dhe vendimmarrjeje si dhe profesionistet në luftën kundër kancerit të qafës së mitrës. Takimi do të finalizohet me nënshkrimin e Deklaratës se Mençurisë.

Deklarata e perbere nga pese rezoluta per te cilat kane rane dakort te gjithe pjesemarresit ne takim kerkon të:

  • Ndertohet nje koalicion kombetar i cili do te beje avokacine e ruajtjes të shëndetit të grave duke parandaluar kancerin e qafës së mitrës nëpërmjet metodave te reja dhe te mbeshtetura ne fakte,
  • Njihet dhe të pranohet se kanceri i qafës së mitrës është një problem në Shqipëri dhe per kete ka nevoje per nje nderhyrje te menjëhershme te koordinuar kombetare duke ndertuar programin kombetar te parandalimit te kancerit te qafes se mitres,
  • Rritet shkalla e ndërgjegjësimit dhe të ndërmarren hapa konkrete që do të zvogëlojnë kërcënimin e sëmundjes së kancerit të qafës, duke siguruar mundësi të njejta shërbimesh cilesore për të gjitha gratë dhe vajzat,
  • Nxise Qeverinë Shqiptare si dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë që të sigurojnë një angazhim politik dhe financiar për të hartuar dhe zbatuar një program efektiv dhe të perballueshem për vaksinimin ndaj infeksionit nga HPV për vajzat shqiptare, dhe të
  • Zvogëlohet në mënyrë drastike numri i vdekjeve nga kanceri i qafës së mitrës brenda 5 viteve te ardhshme.

PERFUNDIME

Pjesëmarrësit në këtë takim kombëtar kanë rënë unanimisht dakord se vënia në jetë e kësaj deklarate kërkon një plan veprimi të përbashkët, të menjëhershëm dhe të detajuar. Për rrjedhojë ata do të angazhohen të kontribojnë në përgatitjen e këtij plani dhe të komunikojmë në vijimësi në lidhje me zhvillimet e reja të procesit si dhe të mblidhen çdo vit për të rishikuar veprimet e ndërmarra në zbatimin e kësaj deklarate.