Konferenca e 7-të Ndërkombëtare e Shëndetit Publik, Shqipëri, 10 Mars 2020

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Konferenca e 7-të Ndërkombëtare e Shëndetit Publik,

Shqipëri, 10 Mars 2020

“Integrimi i shërbimeve të Shëndetit Publik në Kujdesin Shëndetësor Parësor”

Kujdesi Shëndetësor Parësor (KSHP) ka si mision të tij fokusimin në shëndetin e komunitetit dhe jo vetëm në atë të individit. Në institucionet e KSHP një pjesë e rëndësishme e shërbimeve të
ofruara duhet të synojnë parandalimin e sëmundjeve dhe promovimin e shëndetit. Nga ana tjetër, një numër programesh të shëndetit publik, për kontrollin e sëmundjeve të transmetueshme dhe jo të transmetueshme (vaksinimi, edukimi shëndetësor, sistemet e survejancës, depistimi dhe kontrollimi i sëmundjeve jo të transmetueshme) arrijnë anëtarët e komunitetit përmes shërbimeve
të KSHP.
Në Shqipëri Kujdesi Shëndetësor Parësor konsiderohet thelbësor në përpjekjet e sistemit shëndetësor shqiptar për të kontrolluar sëmundjet dhe për të mbrojtur shëndetin e të gjithë popullatës. Shumica e popullatës merr kontakt me sistemin shëndetësor në nivelin e qendrave shëndetësore dhe shumë probleme zgjidhen nga mjekët apo infermierët në mjediset e kujdesit shëndetësor parësor. Disa nga ndërhyrjet më të rëndësishme të kohëve të fundit në shëndetësi, siç është programi i kontrollit shëndetësor bazë, janë përqendruar në Kujdesin Shëndetësor Parësor dhe synojnë të forcojnë kulturën e parandalimit dhe të sigurojnë qasje universale në shërbime bazë për të gjithë popullatën. Megjithatë, shërbimet e KSHP kërkojnë më shumë mbështetje dhe përshtatje për të përmbushur nevojat që lidhen me demografinë, ndryshimet sociale dhe sjelljen e populatës.
Kjo është konferenca e parë ndërkombëtare e shëndetit publik që i kushtohet Kujdesit Shëndetësor Parësor në Shqipëri. Ajo do të ofrojë një mundësi të shkëlqyer për të diskutuar rreth sfidave me të cilat po përballet Kujdesi Shëndetësor Parësor në Shqipëri, ndryshimet demografike dhe epidemiologjike, parandalimi i sëmundjeve jo të transmetueshme, rritja e pritshmërive nga kujdesi shëndetësor, së bashku me rrezikun e lartë për zgjerimin/shtimin e pabarazive.
Në konferencë mund të ndahet një gamë e gjerë kërkimesh, që përfshijnë shëndetin e nënës dhe fëmijëve, kontrollin gjithëpërfshirës të sëmundjeve jo të transmetueshme, ose kujdesin shëndetësor dhe nevojat e personave të moshuar. Kujdesi Shëndetësor Parësor, siguron një mjedis unik për të integruar të gjitha këto çështje, të cilat me gjasë mund të shihen si disiplina të ndryshme.
Gjithashtu, konferenca do të trajtojë një çështje tjetër me të cilën kujdesi shëndetësor parësor në Shqipëri po përballet: nevoja për integrimin e shërbimeve shëndetësore sociale të përshtatura sipas nevojave specifike të popullatave vulnerabël (të moshuarit e izoluar, personat me aftësi të kufizuara, komuniteti rom etj). Të dy shërbimet duhet të jenë më të koordinuara dhe të integruara.

Hapësirë​​ për diskutim do ti jepet efikasitetit të marrëdhënieve midis Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor (ish Drejtoritë e Shëndetit Publik) dhe qendrave shëndetësore duke nënvizuar mënyrat për koordinim më të mirë në fushën e parandalimit të sëmundjeve dhe vlerësimit të grupeve vulnerabël.
Konferenca do të sjellë së bashku profesionistë nga fusha të ndryshme, duke përfshirë shëndetin publik, kujdesin shëndetësor parësor dhe mbrojtjen sociale dhe do ti lejojë ata të ndajnë përvojat
dhe të diskutojnë gjetjet e studimeve, duke krijuar modele inovative të shërbimeve, sisteme efikase të menaxhimit dhe informacionit shëndetësor për hartimin e politikave dhe praktikave më të mira të bazuara në evidenca.
Së fundmi, kjo konferencë gjithashtu, do të kontribuojë në ide të reja për përmirësimin e edukimit të vazhdueshëm mjekësor të të gjithë profesionistëve që punojnë në Kujdesin Shëndetësor Parësor.

Programi i Konferencës
8.00 -09.00             Regjistrimi i pjesëmarrësve dhe prezantimi i posterave virtualë

 

Hapja e Konferencës së 7-të Ndërkombëtare të Shëndetit Publik
09.00-09.45 Fjala e mirëseardhjes nga Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik

 

Fjala përshëndetëse nga Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 

 

Fjala përshëndetëse nga përfaqësuesi i Ambasadës Zvicerane në Shqipëri

 

Fjala mirëseardhëse nga përfaqësues të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri

Dr.Albana Fico

 

 

Zj.OgertaManastirliu

 

 

TBD

 

 

TBD

 

SESIONI PLENAR: 

09.45 – 10.00   Përfaqësues nga MSHMS/Fondi i SigurimeveShëndetësore
10.00 – 10.15   Përfaqësues nga ISHP
10.15 – 10.30   Përfaqësues nga Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
10.30 – 10.45   Përfaqësues nga OBSH
10.45 – 11.00   Përfaqësues ndërkombëtarë nga Instituti Tropikal dhe i Shëndetit Publik Zviceran/HAP
11.00 – 11.15   Përfaqësues ndërkombëtarë nga Rajoni  (Sllovenia/Kroacia… etj)
11.15- 11.45 Pushim kafe dhe prezantimi i postera vevirtualë  
 

11.45-13.30

 

SESIONI PARALEL  1

Tema: Strategjitë e suksesshme të KSHP:integrimi efektivi funksioneve të Shëndetit Publik në Kujdesin Shëndetësor Parësor

 

Moderatorë:

TBD

11.45-13.30  

SESIONI PARALEL  2

Tema: Grupet vulnerabël dhe qasja e tyre në Shërbimet e Kujdesit Shëndetësor Parësor

 

Moderatorë: TBC

 

11.45-13.30  

SESIONI PARALEL 3

Tema: Programet kombëtare të depistimit

 

Moderatorë:

TBD

11.45-13.30  

SESIONI PARALEL 4

Tema:Gatishmëria dhe reagimi i Shëndetit Publik dhe Kujdesit Shëndetësor Parësor në situata të emergjencës

 

Moderatorë:

TBD

13.30-15.00 Dreka dhe prezantimi i posterave virtualë  
SESIONI PLENAR
15.00-16.00 Raportimi nga sesionet paralele  
16.00-16.30 Hartimi i  politikave të bazuara në evidenca

 

Paneli do të përbëhet nga përfaqësues të MShMS-së, ISHP-së, Agjencitë e KB-së, TPH si dhe ekspertë të tjerë ndërkombëtarë
16.30-17.00 Diskutime dhe Konkluzionet Paneli do të përbëhet nga përfaqësues të MShMS-së, ISHP-së, Agjencitë e KB-së, TPH si dhe ekspertë të tjerë ndërkombëtarë

 

Start Date - End Date

Mar 10, 2020 - Mar 10, 2020

Start Time - End Time

12:00 am - 11:59 pm

Share This