Dita Botërore e Autizmit 2 Prill 2020

Loading Events
  • This event has passed.
Description
Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm. Kjo ditë është vendosur në 2 Prill dhe është përfshirë në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, e cila premton që askush të mos mbetet pas.

 

 

Dita Botërore e Autizmit synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm. Vlerësohet se 1% e popullatës globale është autike.

 

 

Autizmi është një çrregullim i zhvillimit, i karakterizuar nga dëmtimi i ndërveprimit social dhe i komunikimit, si dhe nga sjellje të kufizuara dhe përsëritëse. Këto shenja në shumicën e rasteve fillojnë përpara se fëmija të bëhet tre vjeç. Megjithëse shumë fëmijë autikë nuk mund të jetojnë të pavarur në moshë të rritur, shumë prejt tyre ia dalin me sukses në këtë aspekt. Tashmë është zhvilluar një kulturë, e cila synon që autizmi të konsiderohet si një ndryshim dhe jo çrregullim.

 

 

·   Në vitin 2018 CDC, përcaktoi se kishte afërsisht 1 në 59 fëmijë të diagnostikuar me në çrregullim të spektrit të autizmit.

o    1 në 37 djem 

o    1 në 151 vajza 

·  Djemtë ka katër herë më shumë mundësi të diagnostikohen me autizëm krahasuar me vajzat

·  Përgjithësisht fëmijët diagnostikohen me autizëm, pas moshës 4 vjeçare, megjithëse autizmi mund të diagnostikohet rreth moshës dy vjeç.

·  31% e fëmijëve me CSA kanëaftësi të kufizuar intelektuale (koefiçienti i inteligjencës  <70) , 25% janë në nivelin kufi dhe 44% janë nën këtë nivel.

· Autizmi prek të gjitha grupet etnike dhe socioekonomike

·  Ndërhyrjet e hershme, ofrojnë mundësi më të mira për të mbështetur një zhvillim të shëndetshëm dhe për të përfitime të dobishme përgjatë gjithë jetës.

·  Nuk ka teste mjekësore për autizmin.

 

 
 
 
 
 
 

Start Date - End Date

Apr 02, 2020 - Apr 02, 2020

Start Time - End Time

12:00 am - 11:59 pm

Share This

Calendar powered by The Events Calendar