19 Nëntor 2019 Dita Botërore e Parandalimit të Abuzimit ndaj Fëmijëve

Loading Events
  • This event has passed.
Description

19 Nëntor 2019

Dita Botërore e Parandalimit të Abuzimit ndaj Fëmijëve

Dhuna ndaj fëmijëve përfshin të gjitha format e dhunës kundër personave nën moshën 18 vjeç, të kryera nga prindërit ose kujdestarët, kolegët, partner intim ose të huajt.Globalisht,vlerësohet se deri në 1 miliard fëmijë të moshës 2-17 vjeç kanë përjetuar dhunë fizike, seksuale, emocionale oseneglizhim.
Përjetimi i dhunës në fëmijëri ndikon në shëndetin dhe mirëqenien në të ardhmen.
Të dhëna nga e gjithë bota tregojnë se dhuna ndaj fëmijëve mund të parandalohet.

Llojet e dhunës ndaj fëmijëve
Shumica e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve përfshin të paktën një nga gjashtë llojet kryesore të dhunës që mund të ndodhin në faza të ndryshme të zhvillimit të fëmijës.

Dhuna emocionale ose psikologjike përfshin kufizimin e lëvizjeve të fëmijës, denigrimin, përqeshjen, kërcënimet, diskriminimin, refuzimin etj. Kur drejtohet kundër vajzave apo djemve për shkak të seksit të tyre biologjik ose identitetit gjinor, kjo formë dhune konsiderohet dhunë me bazë gjinore.

Bullizmi është sjellje e padëshiruar agresive nga një fëmijë tjetër ose grup fëmijësh të cilët nuk janë vëllai/motra, dhe as nuk kanë një marrëdhënie intime me viktimën. Bullizmi përfshin dëmtime të përsëritura fizike, psikologjike ose sociale, dhe shpesh ndodh në shkolla dhe mjedise të tjera ku fëmijët mblidhen, ose në internet.

Keqtrajtimi (përfshi dënimin e dhunshëm) përfshin dhunën fizike, seksuale dhe psikologjike/emocionale, neglizhimin e foshnjave, fëmijëve dhe adoleshentëve nga prindërit, kujdestarët etj., më shpesh në shtëpi, por edhe në mjedise të tilla si shkollat dhe jetimoret.

Dhuna nga të rinjtë është e përqendruar ndaj fëmijëve dhe të rinjvetë moshës 10-29 vjeç.

Ndodh shpesh në mjediset e komunitetit mes të njohurve dhe të huajve, dhe përfshin ngacmimet dhe sulmet fizike me ose pa armë (si armë dhe thika), si dhe dhunën e bandave.

Dhuna nga partneri intim përfshin dhunë fizike, seksuale dhe emocionale nga një partner intim ose ish-partner. Edhe pse meshkujt mund të jenë viktima, dhuna nga partneri intimndodh më shpesh te femrat.

Dhuna seksuale
Dhuna seksuale përfshin kontaktet seksuale të përfunduara ose të tentuara me forcë, aktet me natyrë seksuale që nuk përfshijnë kontakt (si prekjet pa dëshirë ose ngacmimet seksuale), trafikimin seksual të dikujt që nuk është në gjendje të pranojë ose të refuzojë, si dhe shfrytëzimin nëpërmjet internetit.

Ndikimi i dhunës
Dhuna ndaj fëmijëve ndikon të mënyrë afatgjatë në shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve, familjeve, komuniteteve etj. Dhuna ndaj fëmijëve mund të rezultojë në:

Dëmtim të trurit dhe sistemit nervor. Ekspozimi ndaj dhunës në moshë të hershme mund të pengojë zhvillimin e trurit dhe mund të dëmtojë pjesët e tjera të sistemit nervor, sistemin endokrin, të qarkullimit të gjakut, riprodhues, respirator dhe imunitar, me pasoja të përjetshme. Si e tillë, dhuna kundër fëmijëve mund të ndikojë negativisht në zhvillimin mendor dhe mund të ketë ndikim në arritjet arsimore dhe profesionale.

Plagosje të rënda. Në shumicën e situatave të dhunës si vrasje apo lëndime për shkak të sulmit fizik, shumica e viktimave janë kryesisht meshkuj në moshë të re.

Përballje me sjellje të rrezikshme për shëndetin. Fëmijët e ekspozuar ndaj dhunës kanë më shumë gjasa të konsumojnëduhan, të bëhen përdorues tëalkoolit dhe drogës, dhe të përfshihen në sjellje seksuale me rrezik të lartë. Këta fëmijë kanëmë shumë shenja ankthi, depresion, probleme të tjera të shëndetit mendor,si dhe mund të përfundojnë nëvetëvrasje.

Shtatzëni të padëshiruara, aborte, probleme gjinekologjike dhe infeksione seksualisht të transmetueshme, duke përfshirë HIV.Sjelljet jo të shëndetshme ndikojnë në rritjen e numrit të disa sëmundjeve.

Vdekje. Vrasja që shkaktohet nga armë zjarri ose armë të ftohta, është një ndër tri shkaqet kryesore të vdekjes te adoleshentët, ku djemtë përbëjnë mbi 80% të viktimave dhe autorëve.

Mundësitë e ndikimit të dhunës te gjeneratat e ardhshme. Fëmijët e ekspozuar ndaj dhunës kanë më shumë gjasa të braktisin shkollën, të kenë vështirësi në gjetjen dhe mbajtjen e një pune, dhe janë më të rrezikuar për t’u dhunuarose të dhunojnë të tjerët.

Parandalimi dhe reagimi
Dhuna ndaj fëmijëve mund të parandalohet. Parandalimi dhe reagimi ndaj dhunës te fëmijët kërkon që përpjekjet në mënyrë sistematike të adresojnë rrezikun dhe faktorët mbrojtës në të katër nivelet e ndërlidhura të rrezikut (individ, marrëdhënie, komunitet, shoqëri).

Nën udhëheqjen e OBSH-së, një grup prej 10 agjencish ndërkombëtare kanë zhvilluar dhe miratuar një paketë teknike të bazuar në dëshmi të quajtura INSPIRE – shtatë strategji për dhënien fund dhunës kundër fëmijëve. Paketa synon të ndihmojë vendet dhe komunitetet të arrijnë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) 16.2 për t’i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve. Këto strategji kanë efekte parandaluese në disa lloje të dhunës, si dhe përfitime në fusha të tilla si shëndet mendor, edukim dhe zvogëlim i krimit.

Përforcimi dhe zbatimi i ligjeve- ndalimi i disiplinës së dhunshme dhe kufizimi i aksesit ndaj alkoolit dhe armëve të zjarrit.
Normat dhe vlerat ndryshojnë – ndryshimi i normave që lejojnë abuzimin seksual të vajzave ose sjelljen agresive te djemtë.
Ambiente të sigurta – identifikimi i zonave të banuara kuka dhunë dhe adresimi i shkaqeve përmes organeve kopetente për zgjidhjen e proplemeve.
Mbështetja e prindërve dhe kujdestarëve – trajnimii prindërve.
Të ardhurat dhe forcimi ekonomik – trajnimi i mikrofinancës dhe barazisë gjinore.
Sigurimi i shërbimeve urgjente – fëmijët e ekspozuar ndaj dhunës duhet të kenë qasje në kujdes efektiv urgjent dhe të marrin përkrahje të përshtatshme psiko-sociale.
Edukimi dhe aftësitë jetësore – fëmijët duhet të ndjekin shkollën dhe t’u sigurohet trajnim për jetën dhe aftësitë sociale.

Start Date - End Date

Nov 19, 2019 - Nov 19, 2019

Start Time - End Time

12:00 am - 11:59 pm

Share This