Dita Botërore e Sëmundjeve Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK) 20 Nëntor 2019

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Dita Botërore e Sëmundjeve Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK)

Dita Botërore e SPOK-ut ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për këto sëmundje.

Në botë, numri i individëve që vuajnë nga këto sëmundje kap shifrën 250 milionë.

        Mesazhi i ditës së SPOK-ut për këtë vit është:

     “Të gjithë së bashku t’i japim fund SPOK”

 

Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike.

Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK), përshkruan një grup komplikacionesh të mushkërive që e bëjnë të vështirë zbrazjen e ajrit prej tyre, sepse rrugët e frymëmarrjes janë ngushtuar.
Dy prej komplikacioneve të mushkërive janë: bronshiti dhe emfizema afatgjatë (ose kronike), të cilat shpesh mund të ndodhin së bashku.
Bronshit – rrugët e frymëmarrjes janë të inflamuara dhe të ngushtuara

  • Emfizema – ngushton rrugët e ajrit. Kjo e bën më të vështirë lëvizjen e ajrit brenda dhe jashtë gjatë frymëmarrjes, dhe mushkëritë tuaja janë më pak të afta në marrjen e oksigjenit dhe nxjerrjen e dioksidit të karbonit.
    Me SPOK, rrugët e frymëmarrjes janë ngushtuar sepse:
    • indi i mushkërive është i dëmtuar;
    • mukusi bllokon një pjesë të rrugëve të ajrit;
    • rrugët e frymëmarrjes janë të inflamuara.

Çfarë e shkakton SPOK?

 

  • SPOK-u zakonisht zhvillohet për shkak të dëmtimit afatgjatë të mushkërive nga  substanca të dëmshme – tymi i cigares, apo tymi nga burime të tjera dhe ndotja e ajrit. Punët, në të cilat njerëzit janë të ekspozuar ndaj pluhurit, tymrave dhe kimikateve, gjithashtu mund të kontribuojnë në zhvillimin e SPOK- ut.

 

  • Ka shumë të ngjarë të prekeni nga SPOK nëse jeni mbi 35 vjeç; jeni, ose keni qenë duhanpirës; keni pasur probleme me frymëmarrjen në fëmijëri.

 

  • Nëse prindërit tuaj kanë pasur probleme me mushkëritë, atëherë rreziku juaj pë t’u sëmurur është më i lartë  sesa i individëve të tjerë, të cilët nuk kanë histori familjare.

Cilat janë simptomat e SPOK?

Simptomat përfshijnë:

  • frymëmarrje të shkurtra (të pamjaftueshme) dhe të shpeshta gjatë aktiviteteve të përditshme, të tilla si: ecja, shëtitjet ose kur bëni punët e shtëpisë;
    • kollë që zgjat shumë;
    • frymëmarrje e vështirësuar në mot të ftohtë;
    • sasi më të shtuar të pështymës ose gëlbazës.

Ju mund t’i keni këto simptoma gjatë gjithë kohës – ato mund të shfaqen, ose përkeqësohen kur keni një infeksion; kur ekspozoheni në ambiente me tym ose duhan.
SPOKU mund të sjellë humbje të  oreksit, peshës dhe ënjtje të kyçeve të këmbëve.

 

Mos pini duhan!

Trajtimi më efektiv për SPOK është të ndaloni menjëherë pirjen e duhanit. Mjeku juaj i familjes  dhe profesionistët e shëndetit, mund t’ju ndihmojnë me dhënien e këshillave dhe informacionit lidhur me lënien e duhanit.

Vaksinohuni

Sigurohuni që të merrni vaksinën çdo vit për t’ju mbrojtur nga viruset e gripit, që ka të ngjarë të aktivizohen gjatë dimrit. Vaksinimi zvogëlon rrezikun për të zhvilluar komplikacione serioze, siç janë: pneumonia dhe problemet e zemrës. 

Ju gjithashtu, mund të shmangni infeksionet duke qëndruar larg njerëzve të prekur – përfshirë fëmijët, të cilët kanë ftohje, grip, infeksione të sinusit ose dhimbje të fytit. Nëse merrni një infeksion, sigurohuni që ta trajtoni sa më shpejt.

 

Bëhu aktiv

Nëse keni SPOK, të qenit aktiv dhe të ushtruarit fizikisht mund tju ndihmojë në përmirësimin e frymëmarrjes, forcimin e muskujve dhe cilësinë e jetës. Nëpërmjet aktivitetit fizik, përveç të tjerave, përmirësohet puna e zemrës, mbahet nën kontroll presioni i gjakut dhe ka më pak të ngjarë të prekeni nga diabeti,  dhe osteoperoza.

Ka shumë mënyra për të qenë aktiv – gjeni një që mund t’ju pëlqejë.

Ushqehu shëndetshëm dhe mbani  një peshë në normë

Është e rëndësishme të mbani një dietë të ekuilibruar, si dhe të keni një peshë në normë.
Mbipesha vështirëson frymëmarrjen dhe lëvizjen.
Përpiquni të hani pak dhe shpesh.

 

Start Date - End Date

Nov 20, 2019 - Nov 20, 2019

Start Time - End Time

12:00 am - 11:59 pm

Share This