Kontakto

Sekretaria e ISHP Tel: 374 756
Fax: 370 058
Zyra e Shtypit Specialist i Marrëdhënieve me Publikun Kujtim Topuzi e-mail: Kujtim.Topuzi@ishp.gov.al
Cel: 067 60 78 790
Zv.Drejtore Teknike Tel: 363 195
Epidemiologjia Tel: 363 553
Ekspertiza Sanitare Tel: 368 258
Kontrolli i Sëmundjeve Infektive Tel: 363 008
Radiombrojtja Tel: 370 057
Financa Tel: 377 367
HIV/AIDS Tel: 364034
Promocioni Tel: 375 723
Serveri Tel: 370 057
Shkolla Tel: 363 139

 

Funksionet e ISHP

Funksionet e Institutit të Shëndetit Publik

  • Qendra Kombëtare e Kërkimit/Studimit në Shëndetin Publik;
  • Qendra Kombëtare e Trajnimit në Shëndet Publik;
  • Qendra Kombëtare e Ekspertizës teknike në Shëndet Publik;
  • Qendra Kombëtare e Referencës në Shëndet Publik;
  • Qendra Kombëtare Operative në Shëndet Publik;
  • Qendra Kombëtare e Kontrollit të Cilësisë dhe Sigurisë të Laboratorëve të Shëndetit Publik.

Aktiviteti studimor i ISHP
Arritjet kryesore dhe shënjestrat (targetet) në vazhdim

EPIDEMIOLOGJIA DHE KONTROLLI I SËMUNDJEVE INFEKTIVE

  • Sistemi Madhor i Bazuar-në-Sëmundje i Survejancës të Sëmundjeve Infektive.
  • Sistemi i Bazuar-në-Sindroma (Sistemi ALERT) i Survejancës të Sëmundjeve Infektive.
  • Zbulimi në kohë i shpërthimeve epidemike, me synim kontrollin dhe parandalimin e tyre.
  • Sistemi i Survejancës të PFA (Poliomielitit) i Bazuar-në-Rast.
  • Sistemi i Survejancës të Fruthit/Rubeolës i Bazuar-në-Rast.
  • Sistemi i Survejancës të Sindromit të Rubeolës Kongjenitale i Bazuar-në-Spital i Bazuar-në-Rast.
  • Sistemi i Survejancës të Hepatiteve Virale i Bazuar-në-Spital i Bazuar-në-Rast.
  • Sistemi i Survejancës të infeksioneve nga Haemophilus influenzae B i Bazuar-në-Spital i Bazuar-në-Rast.
  • Shqipëria në situatën epidemiologjike (prej vitit 1997 e në vazhdim) të Poliomielitit të eliminuar si infeksion indigjen në popullatë, (liçensuar zyrtarisht nga OBSH në janar 2003).
  • Shqipëria në fazën epidemiologjike të eliminimit të Fruthit dhe të Rubeolës, referuar targeteve përkatëse të OBSH për rajonin Europian.
  • Mbajtja në vijueshmëri të pandërprerë e mbulesës vaksinore në nivelet >95% në shkallë kombëtare, shkallë rrethi, e sidomos në atë kapilare, për të gjitha sëmundjet e parandalueshme-me-vaksinim të kalendarit tonë të vaksinimit, të miratuar me ligj, (Programi Kombëtar EPI).
  • Futja (viti 2005) e vaksines kundër parotitit epidemik (antigen përbërës i trivaksinës kundër fruthit-rubeolës-parotitit) në kalendarin tonë kombëtar të vaksinimit.
  • Ngritja e Sistemit të Survejancës të HIV/AIDS dhe Infeksioneve Seksualisht të Transmetueshme (HIV/AIDS/IST).
  • Ngritja dhe monitorimi i metodologjive diagnostike të standardizuara laboratorike (përfshirë këtu laboratoret private së bashku me ato të shëndetit publik) në të gjithë vendin.
  • Rritja e shkallës së raportimit të rasteve të konfirmuara me laborator në sistemin e integruar të survejancës të sëmundjeve infektive.
  • Rritja e bashkëpunimit teknik me të gjitha vendet e Ballkanit përsa i përket survejancës të sëmundjeve infektive, (target i iniciuar nga Shqipëria dhe i mbështetur nga OBSH në sistemin e targeteve përkatëse të Paktit të Stabilitetit).
  • Rritja teknike e bashkëpunimeve bilaterale të çështjeve të ndryshme të epidemiologjisë dhe kontrollit të sëmundjeve infektive në çdo vend të Ballkanit.
  • Sistemi i Survejances së Gripit A/H5N1 ne sfondin e pandemisë së pritshme të tij.
  • Futja (viti 2008) e vaksinës kundër Haemophilus influenzae B në kalendarin tonë kombëtar të vaksinimit.

EPIDEMIOLOGJIA DHE KONTROLLI I SËMUNDJEVE KRONIKE JO-INFEKTIVE

  • Rritja e shkallës së identifikimit dhe monitorimit të determinantëve risk të sëmundjeve kronike jo-infektive kryesore në popullatën shqiptare dhe përcaktimi i sasisë së ndërlidhjeve përkatëse shkak/pasojë, duke siguruar në këtë mënyrë hartëzimin epidemiologjik dhe duke performuar vetë-kontrollin dhe masat parandaluese.
  • Organizimi i strategjive parandaluese afat-mesme dhe afat-gjata të sëmundjeve kryesore jo-infektive kronike, përmes ndërhyrjeve me bazë shkencore dhe arritjeve kontrolluese.
    Implementimi i strategjisë afat-mesme të përpiluar (2004-2008) mbi Reduktimin e Kërkesës për Drogë në Shqipëri.
  • Rritja e mëtejshme e studimeve epidemiologjike në Shëndetin Familjar (shëndeti i nënës dhe fëmijës, shëndeti i moshës së tretë).
  • Suport i parandalimit dytësor (depistimi apo skrining) në kuadrin e Kujdesit Shëndetësor Parësor:
    1. Standarde / Protokolle,
    2. Trajnime.
  • Lehtësira shëndetësore të bazuara në survejancën epidemiologjike.
  • Survejime ndërseksionale të popullatës:
    1. Sëmundjet Kardiovaskulare,
    2. Diabeti,
    3. Shëndeti mendor,
    4. Të tjera sëmundje apo gjendje shëndetësore kronike (si hemoglobinopatitë, etj).
  • Kanceri:
    1. Regjistri i kancerit,
    2. Kanceri i qafës së mitrës dhe kanceri i gjirit: parandalimi dytësor.

INFORMACIONI SHËNDETËSOR / INDIKATORËT E SHËNDETIT

  • Data-base i të dhënave demografike, indikatorëve, dhe hartëzimi i mëtejshëm i tyre (programi GIS).
  • Data-base i indikatorëve të shëndetit mjedisor dhe hartëzimi i mëtejshëm i tyre (programi GIS).
  • Data-base i indikatorëve të shëndetit riprodhues (shëndeti i nënës dhe i fëmijes) dhe hartëzimi i mëtejshëm i tyre (programi GIS).
  • Data-base i monitorimit të determinatëve risk të shëndetit mjedisor dhe të shëndetit në punë dhe hartëzimi i mëtejshëm i tyre (programi GIS).
  • Data-base i monitorimit të determinantëve risk të sëmundjeve kryesore kronike jo-infektive dhe hartëzimi i mëtejshëm i tyre (programi GIS).
  • Data-base i epidemiologjisë së nutricionit.
  • Data-base i të gjithë indikatorëve shëndetësorë dhe problemeve ekonomike shëndetësore.

SHËNDETI RIPRODHUES

  • Kujdesi shëndetësor/mjekësor pre-/peri-natal.
  • Kontrolli i abortit.
  • Kontrolli i defekteve në lindje (keqformimeve kongjenitale).
  • Vdekshmëria dhe sëmundshmëria foshnjore ( Vdekshmëria dhe sëmundshmëria fëmijënore (1-4 vjeç).
  • Vdekshmëria dhe sëmundshmëria amësore.
  • Planifikimi familjar.

MJEDISI DHE SHËNDETI (SHËNDETI MJEDISOR)

Sektori i Ujit:
- Monitorimi i cilësisë së ujit (ujërat sipërfaqësore, ujët e pijshëm, mbetjet, ujët për larje).
- Monitorimi i efekteve të shkarkimeve industriale në shëndet dhe ndërhyrja në rastin e ndotjes aksidentale të ujit.
- Zhvillimi dhe aplikimi i planeve të kontrollit të cilësisë së burimeve të ujit të pijshëm dhe evakuimi i ujit të ndotur.
Sektori i Menaxhimit të Mbetjeve:
- Inventarizimi dhe monitorimi i groposjeve.
- Zhvillimi dhe aplikimi i planeve per menaxhimin e mbeturinave (dherat dhe mbetjet ndërtimore).
- Monitorimi i efekteve të mbeturinave në shëndet.
Sektori i Sigurisë Ushqimore:
- Zhvillimi dhe aplikimi i planeve për verifikimin e furnizimit me ushqim.
Sektori i Nutricionit (Ushqimit):
- Zhvillimi dhe aplikimi i programeve kërkimore në zonat e ushqimit: makro- dhe mikro-nutrientët.
- Monitorimi i të ushqyerit të popullatës.
Sektori i Cilesisë së ajrit:
- Zhvillimi dhe aplikimi i programeve për kontrollin e cilësisë së ajrit.
- Inventarizimi i burimeve të emetimeve (instalimet industriale, trafiku, djegie e instalimeve).
- Monitorimi i cilësisë së ajrit outdoor (ajri jashta mjediseve të mbyllura) dhe atij indoor (brenda mjediseve të mbyllura) dhe analizimi i efekteve në shëndetin e popullatës.
Sektori i Shëndetit në Punë:
- Monitorimi i gjendjes shëndetësore të punëtorëve dhe i vendeve të punës.
- Zhvillimi dhe aplikimi i programeve kërkimore në zonat e shëndetit në punë.
Të gjitha aktivitetet e lartpërmendura janë të bazuara në analizat dhe performancat përkatëse të laboratoreve të Departamentit të Mjedisit dhe Shëndetit:
Sektori i laboratoreve:
- laboratoret kimike: uji, ushqimi;
- laboratoret e kimisë analitike (analizat në absorber atomik, gaz-kromatograf, etj.);
- laboratoret mikrobiologjike: uji, ushqimi;
- laboratori i toksikologjisë klinike;
- laboratori klinik/biokimik;
- laboratori i fizikës sanitare;
- laboratori i ndotjes së ajrit.
Ekspertiza Sanitare:
- Propozimi i vlerave ligjore dhe strukturës.
- Inventarizimi dhe vendosja e vlerës së ekspertëvë në nivel kombëtar.
- Rekomandimet përkatëse të formuluara.
- Përcaktimi i normave dhe rregullat e tyre për aplikim.

EDUKIMI DHE PROMOCIONI SHËNDETËSOR

  1. Përkrahja:
    • Të punuarit me mediat,
    • Të punuarit me politikë-bërësit.
  2. Trajnimi:
    • Profesionistët e shëndetit, etj.,
    • Mësuesit,
    • Komuniteti, liderët, grupet vulnerabël.
  3. Programimi shëndetësor, dizenjimi i strategjive parandaluese.
  4. Monitorimi dhe ndalimi i padrejtësive.

ZONAT PËRPARËSORE

  1. Duhani
  2. Aksidentet
  3. Medikamentet Psikoaktive
  4. Alkooli
  5. Rinia
  6. Mosha e tretë
  7. Shëndeti mendor
  8. Sëmundjet kronike specifike
  9. Sëmundjet infektive

Historiku i ISHP

Më 1935 ngrihet Laboratori Kombëtar i Prodhimit të Vaksinës Anti-Rabike (kundër Tërbimit).

Më 1946 ngrihet Laboratori Qendror i Mikrobiologjisë Mjekësore.

Më 1954 ngrihet Laboratori Qendror i Higjenës Mjekësore.

Më 1969, mbi bazën e Laboratorit Qendror të Mikrobiologjisë Mjekësore dhe Laboratorit Qendror të Higjienës Mjekësore krijohet Instituti i Higjienës dhe Epidemiologjisë – IHE (godina aktuale e Institutit të Shëndetit Publik – ISHP).

Më 1982 IHE emërtohet Instituti Kërkimor i Higjienës Epidemiologjisë dhe Prodhimeve Imunobiologjike – IKHEPI, për të përtheksuar kështu rolin thelbësor të tij si institucioni qendror (kombëtar) kërkimor-shkencor në fushën e profilaksisë, dmth mjekësisë parandaluese, që në fakt është thelbi i konceptit të shëndetit publik.

Drejtimet e aktivitetit kërkimor-studimor dhe trajnues të IKHEPI, të përcaktuara nga instancat politikë-bërëse, qenë:

higjiena
mikrobiologjia (në shërbim të epidemiologjisë)
epidemiologjia e sëmundjeve infektive
imunologjia e aplikuar (bioprodhimi), bashkërenduar me epidemiologjinë e sëmundjeve infektive

Këto drejtime, që në fakt pasqyronin emërtimin IKHEPI të Institutit, përbëjnë në thelb dy kahe:

1) studimet në fushën e Higjienës
2) studimet në fushën e Epidemiologjisë të sëmundjeve infektive, bashkërenduar me studimet e mirëfillta në
Mikrobiologji (bakteriologji, virologji, parazitologji, mykologji) dhe në Imunologjinë e Aplikuar apo Bioteknologji (bioteknologjia bakteriale, bioteknologjia virale).

Duhet theksuar, që ndërkohë IKHEPI përfaqësonte qendrën kombëtare të mjekësisë profilaktike jo vetem lidhur me kërkimin dhe formimin (mësimdhënien apo trajnimin), por edhe si qendra e referencës, ekspertizës, dhe ndërhyrjeve operative në bazë (në çdo rast nevoje apo emergjence), natyrisht në aspektet e lartpërmendura të aktivitetit të vet institucional.

Bazuar në drejtimet e mësipërme ka konsistuar edhe strukturograma e IKHEPI (pjesa kërkimore-shkencore-trajnuese e saj) në departamente, reparte, laboratore, dhe konkretisht:

Departamenti i Higjienës,
Departamenti i Epidemiologjisë,
Departamenti i Imunologjisë së Aplikuar (apo Produkteve Imunobiologjike), i lidhur ngushtësisht me atë të Epidemiologjisë,
Laboratori i Kontrollit të Biopreparateve Imunologjike.

Bazuar në ecurinë e aktivitetit të IKHEPI mund të përftohen a posteriori këto përfundime kryesore:

Studimet në Epidemiologjinë (dhe Imunologjinë) e Sëmundjeve Infektive kanë qenë bazuar vetëm në komunitet, aspak në individin-pacient. Rrjedhimisht ato kanë qenë dhe mbeten të tipit survejim ndërseksional epidemiologjik/seroepidemiologjik, e, si të tilla, ja kanë arritur qëllimit: dhënien e një panorame në ecuri në kohë të frekuencës së hasjes sipas triadës klasike person-vend-kohë.
Studimet në Mikrobiologji (bakteriologji, virologji, parazitologji, mykologji), si studime mikrobiologjike të mirëfillta, ja kanë arritur qëllimit: krijimi dhe pasurimi i një bazamenti shkencor në metodologjinë e diagnostikës laboratorike mikrobiologjike.
Studimet në fushën e Higjienës, pa dyshim me tepër vlerë, kanë qenë orientuar vetëm në kahen e përcaktimit cilësor e sasior të faktorëve risk mjedisorë (fizikë, kimikë-biokimikë), duke mos prekur sadopak kahen tjetër të së njejtës linjë – kahen e impaktit të tyre në shëndetin human. Dmth, studime vetëm mbi shkakun, duke lënë pa prekur studimet mbi rrjedhojën përkatëse.
Studimet në fushën e Epidemiologjisë, po ashtu pa dyshim për vlerën e tyre të pakontestueshme shkencore, kanë qenë përqendruar vetëm në drejtim të sëmundjeve infektive.
Formimi (trajnimi) në aspektin mësimdhënës ka konsistuar pikërisht në drejtimet e mësipërme.

Më 1994 IKHEPI emërtohet Instituti i Shëndetit Publik – ISHP, gjithmonë duke pasur të njejtin karakter kërkimor-shkencor.

Porse krijimi i ISHP mbi bazën e IKHEPI nuk do të përbënte aq një ndryshim emërtimi (forma) se sa një ndryshim të përmbajtjes (struktura). Lypsej një ristrukturim i Institutit, duke realizuar transformim të strukturës së vet tanimë të orientuar de jure në fushën e larmishme të shëndetit publik dhe në përshtatje të funksionit të tij tanimë si Institut i Shëndetit Publik. Struktura e ISHP duhej të pasqyronte në këtë mënyrë drejtimet thelbësore të aktivitetit të vet, që tanimë konsistonin në:

zhvillimin e mëtejshëm të kërkimit në epidemiologjinë dhe diagnostikën laboratorike (mikrobiologjike) të sëmundjeve infektive;
zhvillimin e mëtejshëm të kërkimit në impaktin e shumanëshëm të mjedisit (determinantëve risk mjedisorë) në shëndetin e popullatës/komunitetit;
zhvillimin e kërkimit në epidemiologjinë e sëmundjeve kronike (jo-infektive) dhe ate të kancerit;
zhvillimin e kërkimit në epidemiologjinë e shëndetit riprodhues;
zhvillimin e kërkimit në epidemiologjinë sociale;
zhvillimin e mëtejshëm të survejancës së shëndetit publik (survejancës epidemiologjike) në të gjitha aspektet e mësipërme;
zhvillimin e mëtejshëm të informacionit shëndetësor dhe indikatorëve të shëndetit në përkatësi me drejtimet thelbësore të mësipërme të shëndetit publik;
zhvillimin e studimit në politikat shëndetësore.

Konceptimi i strukturës dhe funksioneve të ISHP, në këndvështrimin e zhvillimit në ecuri të tij konform drejtimeve thelbësore të mësipërme, u realizua (06-15/08/994) në bashkëpunim me një mision teknik ndërkombëtar të dërguar për këtë qëllim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar – FMN dhe i përbërë nga përfaqësues të FMN, Organizatës Botërore të Shëndetësise – OBSH (Zyra Rajonale për Europën), Universitetit të Montrealit, (Montreal, Kanada), Institutit të Lartë të Shëndetit (Istituto Superiore di Sanità), (Romë, Itali), dhe Shkollës Politeknike Federale të Zvicrës, (Lozanë, Zvicër).

Pergatiti
Prof. Dr. Eduard KAKARRIQI

Roli i ISHP

Roli i ISHP në trajnim në Shëndet Publik
(Në bashkëpunim me Fakultetin e Mjeksisë, Universiteti i Tiranës)

Edukimi i vazhdueshëm mjekësor në fushën e Shëndetit Publik për studentët dhe pasuniversitarët.
“Master në Shëndet Publik” (2004 e në vazhdim).
Kurs Trajnues afat-gjatë në Planifikimin dhe Menaxhimin Shëndetësor (2002 e në vazhdim).
Kurse trajnuese afat-shkurtëra (në vazhdim) për specialistët/punonjësit e Shëndetit Publik të vendit:
- Fusha e Epidemiologjisë,
- Problemet e Shëndetit Publik,
- Mjedisi dhe Shëndeti.

Misioni i ISHP

Misioni i ISHP, si qendra Kombëtare në fushën e shëndetit publik, konsiston në zhvillimin dhe aplikimin e parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve, dëmtimeve, paaftësive, e faktorëve dëmtues shëndetësorë të mjedisit, dhe zhvillimin dhe aplikimin e promocionit të shëndetit, në bashkëpunim të ngushtë me agjensi/organizma/organizata kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në mënyrë më të detajuar, misioni i ISHP është:
Monitorimi i gjendjes shëndetësore të popullatës në mënyrë që të identifikohen në kohë dhe të zgjidhen shkencërisht problemet shëndetësore të hasura.
Identifikimi dhe monitorimi i determinatëve risk të shëndetit.
Ndërmarrja dhe rritja e shkallës së informimit të popullatës, edukimit dhe ndërgjegjësimit të saj mbi problemet shëndetësore.
Stimulimi, koordinimi dhe mbështetja e iniciativave të institucioneve dhe komuniteteve përsa i përket aktiviteteve të ndërmarra prej tyre për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve shëndetësore.
Stimulimi dhe mbështetja e projekt-ligjeve dhe rregulloreve drejtuar mbrojtjes së shëndetit të popullatës dhe sigurimit shëndetësor të saj.
Trajnimi dhe edukimi i vazhdueshëm i punonjësve të shëndetit publik dhe mbështetja profesionale ndaj tyre.
Vlerësimi i efektivitetit, aksesibilitetit dhe cilësisë si të shërbimeve shëndetësore të bazuara-në-popullatë ashtu dhe shërbimeve shëndetësore të bazuara-në-pacient.
Kërkimi shkencor për të ofruar zgjidhje inovatore të problemeve shëndetësore si dhe për të vendosur strategji efektive mbi kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Ligjet

Njihuni me ligjet rreth shëndetit publik duke shkarkuar materialet e mëposhtme:

  1. Rregullore e Brendshme e Institutit të Shëndetit Publik
  2. Ligji për shëndetin publik
  3. Public health law
  4. Kodi penal i Republikës së Shqipërisë
  5. Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë
  6. Për sigurimet shëndetësore ne Republikën e Shqipërisë
  7. Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese
  8. Për shëndetin mendor
  9. Për nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me gji
  10. Për shëndetin riprodhues
  11. Për ratifikimin e konventës në kuadër të OBSH Për kontrollin e duhanit
  12. Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin NR 7643 për Inspektoriatin sanitar shtetëror
  13. Për shëndetin publik
  14. Për inspektoriatin sanitar shtetëror
  15. Për ushqimin
  16. Për parandalimin e crregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmeria e jodit në organizmin e njeriut
  17. Për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse
  18. Për parandalimin dhe kontrollin e HIVAIDS-it
  19. Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit
  20. Për mbrojtjen e të mitruve nga përdorimi i alkoolit