Muaji maj është muaji i sensibilizimit për melanomën e cila është kanceri i lëkurës më i zakonshëm  në mbarë botën, por, Melanoma është edhe një nga format më të rënda, më te rrezikshme te kancerit të lëkurës. Melanoma është në rritje. Melanoma përbën formën më malinje  të nishaneve dhe zhvillohet nga qelizat  e lëkurës që prodhojnë melaninë.

Fondacioni botëror i melanomës në bashkëpunim me shumë organizma të tjera çdo vit muajin maj e rekomandojnë për sensibilizimin ndaj melanomës. Melanomat janë të  lidhura  me ekspozimin në diell për një kohë të gjatë ose edhe me ekspozimin me kohë të më të shkurtra, por shumë intensive.Çdo vënd cakton një ditë apo një javë sensbilizimi për melanomën. Shoqata shqiptare e dermatologjisë-venerologjisë, në bashkëpunim me Departamentitn e Promocionit në ISHP dhe me QSUT organizuan ditën e premte, në datën 9 Maj sensibilizimin ndaj këtij kanceri vdekjeprurës.Aktiviteti u pasqyrua nga të gjitha mediat vizive e të shkruara. Ndërsa ditën e shtunë në datën 10 maj u organizua Konferenca Kombëtare e Melanoës ku pjesë e prezantimeve ishte edhe ISHP.

Artikullin më të detajuar mund ta shkarkoni në formatin .pdf: këtu