PROTOKOLLI I RI I DEPISTIMIT ME TESIN HPV 

GRUPMOSHA 35-45 VJEC

 

Algoritmi i moshes per depistim per HPV:  35 vjec, 40 vjec, 45  vjec, 50 vjec dhe 55vjec

 

Viti i depistimit* Grate qe mbushin 35 vjec ne kete vit lindje Grate qe mbushin 40 vjec ne kete vit lindje Grate qe mbushin 45 vjec ne kete vit lindje Grate qe mbushin 50 vjec ne kete vit lindje Grate qe mbushin 55 vjec ne kete vit lindje
2026 1991 1986 1981 1976 1971
2027 1992 1987 1982 1977 1972
2028 1993 1988 1983 1978 1973
2029 1994 1989 1984 1979 1974
2030 1995 1990 1985 1980 1975

*Ky algoritëm është subjekt i ndryshimeve në vitet në vijim

 

Per te mos u harruar!

 

Mjeket e familjes 

  • Tërheqin kitet e paracaktuara dhe informacionet nga NJVKSH e rrethit.
  • Nxjerrin ne regjistër te veçante popullatën e femrave te datëlindjeve përkatëse për secilin vit testimi.
  • Ftojnë te marrin pjese ne depistim me mesazh telefoni, ftese direkte ose cdo forme tjeter.

Kitet

  • Kitet qëndrojnë ne temperature te dhomës te pahapura dhe te pa dëmtuara pa limit.
  • Kitet e përdorura (me mostra vaginale), te vendosen dhe te ruhen ne stative per dy jave me temperature dhome dhe larg dritës se diellit.
  • Me pas dorëzohen ne DSHP  se bashku me skedat përkatëse dhe me tej ne ISHP.

 Shpërndarja e rezultateve

  • Pas marrjes se rezultatit te testit nga NJVKSH ose ISHP, Qendra shëndetësore informon gruan: 
    • Ne rast HPV+, referim per ekzaminime të tjera te gjinekologu. 
    • Ne rast HPV-,  informim rreth rezultateve  (dhe kujtese per ristestim pas 5 ose 10 vitesh).

NJVKSH 

  • Magazinim te kiteve dhe te informacioneve te përgatitura 
  • Shpërndarje e kiteve per QSH sipas listës përkatëse te përgatitur nga ISHP
  • Grumbullim kitesh dhe skedash nga QSH dhe dërgim ne ISHP
  • Shpërndarje te rezultateve individuale te testimit pranë QSH, pas marrjes se përgjigjeve nga ISHP
  • Komunikim me ISHP rreth ecurisë se procesit dhe shpërndarja e rezultateve sipas QSH.