Funksionet ISHP

Funksionet e Institutit të Shëndetit Publik

  • Qendra Kombëtare e Kërkimit/Studimit në Shëndetin Publik;
  • Qendra Kombëtare e Trajnimit në Shëndet Publik;
  • Qendra Kombëtare e Ekspertizës teknike në Shëndet Publik;
  • Qendra Kombëtare e Referencës në Shëndet Publik;
  • Qendra Kombëtare Operative në Shëndet Publik;
  • Qendra Kombëtare e Kontrollit të Cilësisë dhe Sigurisë të Laboratorëve të Shëndetit Publik.

Epidemiologjia dhe Kontrolli i Sëmundjeve Infektive

  • Sistemi Madhor i Bazuar-në-Sëmundje i Survejancës të Sëmundjeve Infektive.
  • Sistemi i Bazuar-në-Sindroma (Sistemi ALERT) i Survejancës të Sëmundjeve Infektive.
  • Zbulimi në kohë i shpërthimeve epidemike, me synim kontrollin dhe parandalimin e tyre.
  • Sistemi i Survejancës të PFA (Poliomielitit) i Bazuar-në-Rast.
  • Sistemi i Survejancës të Fruthit/Rubeolës i Bazuar-në-Rast.
  • Sistemi i Survejancës të Sindromit të Rubeolës Kongjenitale i Bazuar-në-Spital i Bazuar-në-Rast.
  • Sistemi i Survejancës të Hepatiteve Virale i Bazuar-në-Spital i Bazuar-në-Rast.
  • Sistemi i Survejancës të infeksioneve nga Haemophilus influenzae B i Bazuar-në-Spital i Bazuar-në-Rast.
  • Shqipëria në situatën epidemiologjike (prej vitit 1997 e në vazhdim) të Poliomielitit të eliminuar si infeksion indigjen në popullatë, (liçensuar zyrtarisht nga OBSH në janar 2003).
  • Shqipëria në fazën epidemiologjike të eliminimit të Fruthit dhe të Rubeolës, referuar targeteve përkatëse të OBSH për rajonin Europian.
  • Mbajtja në vijueshmëri të pandërprerë e mbulesës vaksinore në nivelet >95% në shkallë kombëtare, shkallë rrethi, e sidomos në atë kapilare (Programi Kombëtar EPI).
  • Futja (viti 2005) e vaksines kundër parotitit epidemik në kalendarin tonë kombëtar të vaksinimit.
  • Ngritja e Sistemit të Survejancës të HIV/AIDS dhe Infeksioneve Seksualisht të Transmetueshme (HIV/AIDS/IST).
  • Ngritja dhe monitorimi i metodologjive diagnostike të standardizuara laboratorike në të gjithë vendin.
  • Rritja e shkallës së raportimit të rasteve të konfirmuara me laborator në sistemin e integruar të survejancës të sëmundjeve infektive.
  • Rritja e bashkëpunimit teknik me të gjitha vendet e Ballkanit përsa i përket survejancës të sëmundjeve infektive.
  • Sistemi i Survejances së Gripit A/H5N1 ne sfondin e pandemisë së pritshme të tij.
  • Futja (viti 2008) e vaksinës kundër Haemophilus influenzae B në kalendarin tonë kombëtar të vaksinimit.

Epidemiologjia dhe Kontrolli i Sëmundjeve Kronike Jo-Infektive

  • Rritja e shkallës së identifikimit dhe monitorimit të determinantëve risk të sëmundjeve kronike jo-infektive kryesore dhe përcaktimi i sasisë së ndërlidhjeve përkatëse shkak/pasojë.
  • Organizimi i strategjive parandaluese afat-mesme dhe afat-gjata të sëmundjeve kryesore jo-infektive kronike. Implementimi i strategjisë mbi Reduktimin e Kërkesës për Drogë në Shqipëri.
  • Rritja e mëtejshme e studimeve epidemiologjike në Shëndetin Familjar (shëndeti i nënës dhe fëmijës, shëndeti i moshës së tretë).
  • Suport i parandalimit dytësor (depistimi apo skrining) në kuadrin e Kujdesit Shëndetësor Parësor:

    • Standarde / Protokolle;
    • Trajnime.
  • Lehtësira shëndetësore të bazuara në survejancën epidemiologjike.
  • Survejime ndërseksionale të popullatës:

    • Sëmundjet Kardiovaskulare;
    • Diabeti;
    • Shëndeti mendor;
    • Të tjera sëmundje apo gjendje shëndetësore kronike (si hemoglobinopatitë, etj).
  • Kanceri:

    • Regjistri i kancerit;
    • Kanceri i qafës së mitrës dhe kanceri i gjirit: parandalimi dytësor.

Informacioni Shëndetësor / Indikatorët e Shëndetit

  • Data-base i të dhënave demografike, indikatorëve, dhe hartëzimi i mëtejshëm i tyre (programi GIS).
  • Data-base i indikatorëve të shëndetit mjedisor dhe hartëzimi i mëtejshëm i tyre (programi GIS).
  • Data-base i indikatorëve të shëndetit riprodhues (shëndeti i nënës dhe i fëmijes) dhe hartëzimi i mëtejshëm i tyre (programi GIS).
  • Data-base i monitorimit të determinatëve risk të shëndetit mjedisor dhe të shëndetit në punë dhe hartëzimi i mëtejshëm i tyre (programi GIS).
  • Data-base i monitorimit të determinantëve risk të sëmundjeve kryesore kronike jo-infektive dhe hartëzimi i mëtejshëm i tyre (programi GIS).
  • Data-base i epidemiologjisë së nutricionit.
  • Data-base i të gjithë indikatorëve shëndetësorë dhe problemeve ekonomike shëndetësore.

Shëndeti Riprodhues

  • Kujdesi shëndetësor/mjekësor pre-/peri-natal.
  • Kontrolli i abortit.
  • Kontrolli i defekteve në lindje (keqformimeve kongjenitale).
  • Vdekshmëria dhe sëmundshmëria foshnjore dhe fëmijënore (1-4 vjeç).
  • Vdekshmëria dhe sëmundshmëria amësore.
  • Planifikimi familjar.

Mjedisi dhe Shëndeti (Shëndeti Mjedisor)

Sektori i Ujit:

  • Kryen studime dhe hulumtime në lidhje me vlerësimin e rrisqeve mjedisore dhe impaktin në shëndet.
  • Bën vlerësimin e cilësisë së ujit të pijshëm (ujëra nëntokësorë/ujëra sipërfaqësorë/vepra të trajtimit të ujit).
  • Ndjek dhe mban nën kontroll të vazhdueshëm situatën e furnizimit me ujë të pijshëm dhe cilësinë e tij në nivel kombëtar.
  • Propozon përmirësimin e legjislacionit, standardeve dhe normave duke patur parasysh përafrimin me BE-në.
  • Ofron ndihmë tekniko-profesionale dhe trajnime për specialistët e shëndetit publik dhe inspektoriatet.

Sektori i Fizikës Sanitare:

  • Identifikimi dhe vlerësimi i ndikimit të ndotësve fizikë (zhurmat, vibracionet, ndriçimi, lazerat, rrezatimi, temperaturat) në shëndetin publik.
  • Grumbullimi/përpunimi i të dhënave në lidhje me faktorët fizikë mjedisor/industrial.
  • Përcaktimi dhe vlerësimi i treguesve shëndetësor që lidhen me ekspozimin ndaj faktorëve fizikë.
  • Përgatitja e dokumenteve tekniko-shkencore, udhëzuesve dhe protokolleve.
  • Evidentimi shkencërisht i listës së faktorëve të dëmshëm fizikë për shëndetin.
  • Zhvillimi i programeve të trajnimit për ndotësit fizikë.
  • Kontribut për propozime legjislative dhe politika për mbrojtjen nga ndotësit fizikë.
  • Hartimi i paketave informuese dhe edukuese për sensibilizimin e popullatës.
  • Bashkëpunimi me MSHMBS për normat dhe standardet.
  • Ofrimi i ekspertizës për strukturat qendrore dhe rajonale.
  • Partneritet me institucionet për informimin e popullatës.
  • Bashkëpunimi ndërkombëtar për shkëmbim eksperience.

Sektori i Menaxhimit të Mbetjeve:

  • Inventarizimi dhe monitorimi i groposjeve.
  • Zhvillimi dhe aplikimi i planeve per menaxhimin e mbeturinave (dherat dhe mbetjet ndërtimore).
  • Monitorimi i efekteve të mbeturinave në shëndet.

Sektori i Sigurisë Ushqimore dhe Nutricionit:

  • Zhvillimi dhe aplikimi i planeve për verifikimin e furnizimit me ushqim.
  • Zhvillimi dhe aplikimi i programeve kërkimore në zonat e ushqimit: makro- dhe mikro-nutrientët.
  • Monitorimi i të ushqyerit të popullatës.

Sektori i Cilësisë së Ajrit:

  • Zhvillimi dhe aplikimi i programeve për kontrollin e cilësisë së ajrit.
  • Inventarizimi i burimeve të emetimeve (instalimet industriale, trafiku, djegie).
  • Monitorimi i cilësisë së ajrit outdoor dhe indoor dhe analizimi i efekteve në shëndet.

Sektori i Shëndetit në Punë:

  • Monitorimi i gjendjes shëndetësore të punëtorëve dhe i vendeve të punës.
  • Zhvillimi dhe aplikimi i programeve kërkimore në zonat e shëndetit në punë.

Sektori i Laboratorëve:

  • Laboratoret kimike: uji, ushqimi;
  • Laboratoret e kimisë analitike (analizat në absorber atomik, gaz-kromatograf, etj.);
  • Laboratoret mikrobiologjike: uji, ushqimi;
  • Laboratori i toksikologjisë klinike;
  • Laboratori klinik/biokimik;
  • Laboratori i fizikës sanitare;
  • Laboratori i ndotjes së ajrit.

Ekspertiza Sanitare:

  • Propozimi i vlerave ligjore dhe strukturës.
  • Inventarizimi dhe vendosja e vlerës së ekspertëvë në nivel kombëtar.
  • Rekomandimet përkatëse të formuluara.
  • Përcaktimi i normave dhe rregullat e tyre për aplikim.

Edukimi dhe Promocioni Shëndetësor

  • Përkrahja:

    • Të punuarit me mediat;
    • Të punuarit me politikë-bërësit.
  • Trajnimi:

    • Profesionistët e shëndetit;
    • Mësuesit;
    • Komuniteti, liderët, grupet vulnerabël.
  • Programimi shëndetësor, dizenjimi i strategjive parandaluese.
  • Monitorimi dhe ndalimi i padrejtësive.

Zonat Përparësore

  • Duhani
  • Aksidentet
  • Medikamentet Psikoaktive
  • Alkooli
  • Rinia
  • Mosha e tretë
  • Shëndeti mendor
  • Sëmundjet kronike specifike
  • Sëmundjet infektive