Ambientet 100% pa duhan janë mënyra e vetme për të mbrojtur shëndetin e njerëzve nga rreziqet e duhanpirjes pasive.

Tymi i duhanit përmban mbi 4.000 kimikate,  nga të  cilat rreth 50 janë substanca kancerogjene. Ai është i dëmshëm si për duhanpirësit edhe për jo-duhanpirësit ose për duhanpirësit pasivë.

Rreziqet e duhanpirjes pasive

Duhanpirja pasive ka efekte afatshkurtëra dhe efekte afatgjata në shëndet:

  • Ajo përkeqëson gjendjen shëndetësore ekzistuese dhe krijon gjendje të reja shëndetësore.
  • Substancat që çlirohen nga tymi i duhanit shkaktojnë kancer ose ndihmojnë në zhvillimin e kancerit:
  1. Rritin rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive me 25% – 30%
  2. Ndihmojnë në zhvillimin e kancereve të tjera, si:  kancerit të gjirit, laringsit,fytit
  • Rrit me 50% rrezikun për sëmundje të zemrës
  • Dyfishon rrezikun e aksidenteve vaskulare
  • Duhanpirja pasive tek gratë shtatzëna ka efekte mutagjenike, sepse të gjitha substancat toksike  kalojnë tek fëmija përmes placentës; rrit shtrimet në spital  të nënës, lindjet e parakohshme ose lindjet e fëmijëve  me peshë të vogël
  • Duhanpirja pasive ka mjaft efekte negative në shëndetin e fëmijëve, që lidhen si me duhanpirjen pasive para lindjes ashtu edhe mbas lindjes:
  1. Rrit frekuencën e infeksioneve të veshit, hundës, fytit;
  2. Rrit rrezikun për kriza të astmës dhe të infeksioneve respiratore si pneumonia
  3. Shkakton reduktim të rëndësishëm në zhvillimin e mushkërive
  4. Rrit rrezikun e vdekjes së papritur të foshnjave (vdekje në krevat)
  5. Janë më të prirur të kenë probleme me të mësuarin

Vetëm mjediset 100% pa duhan mbrojnë shëndetin e njerëzve nga rreziqet e duhanpirjes pasive. 

Artikullin e plotë mund ta shkarkoni në formatin .pdf: këtu