Logo
Instituti i Shëndetit Publik
Menu
  • Rreth ISHP
    • Misioni i ISHP
    • Historiku i ISHP
    • Drejtori i Përgjithshëm
    • Funksionet e ISHP
    • Lajmet e fundit
    • Ligjet
    • Kontakto
  • Njësitë
    • Organigrama e ISHP
    • Nësia e Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Semundjeve Infektive
    • Njësia e Laboratorëve të Referencës Kombëtare
    • Njësia e Vlerësimit dhe Trajtimit të Risqeve te SH.P.
    • Njësia e Performancës SH.P. dhe Sëmundjeve Kronike
    • Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse
    • Drejtoria e Mbrojtjes nga Rrezatimet
    • Zyra e Sistemit Kombëtar të të Dhënave për Drogën VKM299/2011
  • Publikime
    • Raporte
    • Revista
    • Alerte
    • PASQYRA 14SH
    • Buletini
    • Buletini i Gripit
    • Dokumenta Strategjike
    • Rregullorja Ndërkombëtare e Shendetit
    • Arkive Materiale Shkencore
  • Programi i Transparencës

Komunikimi i përditshëm për koronavirusin/ 24 Korrik 2020

Home / Coronavirus / info / Ishp / Lajme dhe Evente / Komunikimi i përditshëm për koronavirusin/ 24 Korrik 2020

24 Jul
0
by admin in Coronavirus, info, Ishp, Lajme dhe Evente
 
Komunikimi i përditshëm për koronavirusin/ 24 Korrik 2020
 
 
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 104 raste të reja 5 humbje jete dhe 85 të shëruar në 24 orët e fundit
 
 
Dr. Genta Qirjako
Instituti i Shëndetit Publik
 
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend në 24 orët e fundit.
Krahas rasteve të reja të identifikuara nga epidemiologët në terren, vijon të ketë shtrime të reja në dy spitalet Covid dhe humbje jete.
Ndaj i drejtohemi qytetarëve me një lutje, të vendosin detyrimisht maskën në ambiente të mbyllura për të minimizuar përhapjen e infeksionit, për të shmangur shtrimet në spital dhe për rrjedhojë edhe humbjet e jetës. 
Fatkeqësisht 5 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në spitalin Infektiv: 
Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID1 një 45 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 68 vjeçare nga Pogradeci. Një 45 vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin COVID2. 
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.  
Megjithë rastet e shëruara në 24 orët e fundit, aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 11 pacientë janë të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 564 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 104 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 60 raste në Tiranë, 9 në Fier, 8 në Krujë, 7 në Elbasan, nga 4 raste në Berat, Kukës, nga 2 raste në Korçë, Lezhë, Pogradec, Përmet, nga 1 rast në Shkodër, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Klos. 
 
Ministria e shëndetësisë i drejtohet qytetarëve të respektojnë rregullat dhe të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. 
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.
 
COVID-19 – Statistika (24 Korrik 2020)
Testime totale         37875
Raste pozitive             4570
Raste të shëruara      2608
Raste Aktive          1834
Humbje jete          128 (Qarku Tiranë 67, Shkodër 20, Durrës 18, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 2)
 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë  962
Durrës  209
Shkodër  196
Vlorë  97
Lezhë  83
Korçë  66
Fier  58
Elbasan  49
Kukës  43
Berat    31
Gjirokastër  20
Dibër 20
 
 
 
 
ReplyReply allForward
 
 
 
 
 
 

 
 
 
  • Share this:
Tags:
Para
Pas

Artikuj të tjerë

Komunikimi i përditshëm për koronavirusin/ 14 Tetor 2020

by admin Oct 14 2020

Udhëzues mbi përdorimin e deyrueshëm të maskave në ambientet jashtë shtëpisë.

by admin Oct 14 2020

Komunikimi i përditshëm për koronavirusin/ 15 Tetor 2020

by admin Oct 15 2020

Komunikimi i përditshëm për koronavirusin/ 16 Tetor 2020

by admin Oct 16 2020

Rreth Nesh

  • Historiku
  • Ligjet
  • Funksionet e ISHP
  • Kontakto

Lidhje

  • Ministria e Shëndetësisë
  • Patnerët Kombëtare
  • Patnerët Ndërkombëtare
  • Posta Elektronike

Shërbime

  • Vlerësimi i Sigurisë Ushqimore
  • Vlerësimi i Parametrave të Ujit

Njoftime

  • Programi i Transparencës
  • Prokurime

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2017.