COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 166 testime, 18 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 90 të shëruar në 24 orët e fundit
19 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 166 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në këto bashki:
9 në Tiranë, 3 në Lushnje, nga 2 qytetarë në Mallakastër, Vlorë, nga 1 qytetarë në Pukë, Delvinë.
Janë 865 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me Sars-Cov2: një qytetarë nga Korça 84 vjeç dhe një qytetarë nga Tirana 87 vjeç.
Janë shëruar 90 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,001 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (19 Shtator 2022)
Raste të reja ditore                18
Të shëruar në 24 orë             90
Të shtruar në spitale             9
Humbje jete në 24 orë           2
Testime ditore                     166
Testime totale                   1,974,870
Raste pozitive                      330,455
Raste të shëruara                  326,001
Raste Aktive                             865
Humbje jete                              3,589
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                    389
Shkodër                 109
Elbasan                   85
Fier                           72
Vlorë                         50
Korçë                         34
Durrës                     32
Berat                           31
Gjirokastër                22
Dibër                           21
Lezhë                        17
Kukës                           3
 
			 
								
				
				
				
				
				 
				 
				