Ministria e Shëndetësisë: Pesë raste të reja me COVID-19
 
 
Albana Fico, drejtore e Institutit të Shëndetit Publik informon mbi situatën e 24 orëve të fundit të COVID-19 në vendin tonë.
 
Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 32 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar:
Jane 5 raste të reja me COVID-19:
– 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri
– Nje 65 vjeçar dhe një 42-vjeçar nga Kavaja.
 
 Deri në këto momente testuar 697 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste:
 
• Tiranë 45 qytetarë
• Durrës 5 qytetarë 
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 6 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 2 qytetarë
 
Deri në këto momente janë shënuar dy humbje jete. 
 
Në Spitalin Infektiv ndodhen 32 pacientë të shtruar.
3 pacientë janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
 
Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19. 
Sikundër ju është bërë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, ka marrë një tjetër sasi të konsiderueshme të testeve diagnostike për COVID-19. 
Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor!
Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital! 
Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes!
Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat e higjienës vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi.