COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 694 testime, 75 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 149 të shëruar në 24 orët e fundit
16 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 694 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 75 qytetarë, në këto bashki:
22 në Tiranë, 12 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 4 qytetarë në Fier, Gjirokastër, 3 në Divjakë, nga 2 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Lushnje, Sarandë, Berat Gramsh, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Mirditë, Kurbin, Rrogozhinë, Mallakastër, Himarë, Finiq, Dropull, Maliq, Devoll, Koçovë, Elbasan.
Janë 1,078 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 149 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,649 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (16 Shtator 2022)
Raste të reja ditore                75
Të shëruar në 24 orë             149
Të shtruar në spitale             9
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                     694
Testime totale                   1,973,702
Raste pozitive                      330,313
Raste të shëruara                  325,649
Raste Aktive                             1,078
Humbje jete                              3,586
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                    470
Shkodër                 127
Elbasan                   96
Fier                           83
Durrës                     81
Vlorë                         58
Gjirokastër                47
Korçë                         39
Berat                           38
Dibër                           18
Lezhë                        16
Kukës                           5
 
			 
								
				
				
				
				
				 
				 
				