funksionet_ishpFunksionet e Institutit të Shëndetit Publik

  • Qendra Kombëtare e Kërkimit/Studimit në Shëndetin Publik;
  • Qendra Kombëtare e Trajnimit në Shëndet Publik;
  • Qendra Kombëtare e Ekspertizës teknike në Shëndet Publik;
  • Qendra Kombëtare e Referencës në Shëndet Publik;
  • Qendra Kombëtare Operative në Shëndet Publik;
  • Qendra Kombëtare e Kontrollit të Cilësisë dhe Sigurisë të Laboratorëve të Shëndetit Publik.

 

EPIDEMIOLOGJIA DHE KONTROLLI I SËMUNDJEVE INFEKTIVE

  • Sistemi Madhor i Bazuar-në-Sëmundje i Survejancës të Sëmundjeve Infektive.
  • Sistemi i Bazuar-në-Sindroma (Sistemi ALERT) i Survejancës të Sëmundjeve Infektive.
  • Zbulimi në kohë i shpërthimeve epidemike, me synim kontrollin dhe parandalimin e tyre.
  • Sistemi i Survejancës të PFA (Poliomielitit) i Bazuar-në-Rast.
  • Sistemi i Survejancës të Fruthit/Rubeolës i Bazuar-në-Rast.
  • Sistemi i Survejancës të Sindromit të Rubeolës Kongjenitale i Bazuar-në-Spital i Bazuar-në-Rast.
  • Sistemi i Survejancës të Hepatiteve Virale i Bazuar-në-Spital i Bazuar-në-Rast.
  • Sistemi i Survejancës të infeksioneve nga Haemophilus influenzae B i Bazuar-në-Spital i Bazuar-në-Rast.
  • Shqipëria në situatën epidemiologjike (prej vitit 1997 e në vazhdim) të Poliomielitit të eliminuar si infeksion indigjen në popullatë, (liçensuar zyrtarisht nga OBSH në janar 2003).
  • Shqipëria në fazën epidemiologjike të eliminimit të Fruthit dhe të Rubeolës, referuar targeteve përkatëse të OBSH për rajonin Europian.
  • Mbajtja në vijueshmëri të pandërprerë e mbulesës vaksinore në nivelet >95% në shkallë kombëtare, shkallë rrethi, e sidomos në atë kapilare, për të gjitha sëmundjet e parandalueshme-me-vaksinim të kalendarit tonë të vaksinimit, të miratuar me ligj, (Programi Kombëtar EPI).
  • Futja (viti 2005) e vaksines kundër parotitit epidemik (antigen përbërës i trivaksinës kundër fruthit-rubeolës-parotitit) në kalendarin tonë kombëtar të vaksinimit.
  • Ngritja e Sistemit të Survejancës të HIV/AIDS dhe Infeksioneve Seksualisht të Transmetueshme (HIV/AIDS/IST).
  • Ngritja dhe monitorimi i metodologjive diagnostike të standardizuara laboratorike (përfshirë këtu laboratoret private së bashku me ato të shëndetit publik) në të gjithë vendin.
  • Rritja e shkallës së raportimit të rasteve të konfirmuara me laborator në sistemin e integruar të survejancës të sëmundjeve infektive.
  • Rritja e bashkëpunimit teknik me të gjitha vendet e Ballkanit përsa i përket survejancës të sëmundjeve infektive, (target i iniciuar nga Shqipëria dhe i mbështetur nga OBSH në sistemin e targeteve përkatëse të Paktit të Stabilitetit).
  • Rritja teknike e bashkëpunimeve bilaterale të çështjeve të ndryshme të epidemiologjisë dhe kontrollit të sëmundjeve infektive në çdo vend të Ballkanit.
  • Sistemi i Survejances së Gripit A/H5N1 ne sfondin e pandemisë së pritshme të tij.
  • Futja (viti 2008) e vaksinës kundër Haemophilus influenzae B në kalendarin tonë kombëtar të vaksinimit.

EPIDEMIOLOGJIA DHE KONTROLLI I SËMUNDJEVE KRONIKE JO-INFEKTIVE

  • Rritja e shkallës së identifikimit dhe monitorimit të determinantëve risk të sëmundjeve kronike jo-infektive kryesore në popullatën shqiptare dhe përcaktimi i sasisë së ndërlidhjeve përkatëse shkak/pasojë, duke siguruar në këtë mënyrë hartëzimin epidemiologjik dhe duke performuar vetë-kontrollin dhe masat parandaluese.
  • Organizimi i strategjive parandaluese afat-mesme dhe afat-gjata të sëmundjeve kryesore jo-infektive kronike, përmes ndërhyrjeve me bazë shkencore dhe arritjeve kontrolluese.
    Implementimi i strategjisë afat-mesme të përpiluar (2004-2008) mbi Reduktimin e Kërkesës për Drogë në Shqipëri.
  • Rritja e mëtejshme e studimeve epidemiologjike në Shëndetin Familjar (shëndeti i nënës dhe fëmijës, shëndeti i moshës së tretë).
  • Suport i parandalimit dytësor (depistimi apo skrining) në kuadrin e Kujdesit Shëndetësor Parësor:
    1. Standarde / Protokolle,
    2. Trajnime.
  • Lehtësira shëndetësore të bazuara në survejancën epidemiologjike.
  • Survejime ndërseksionale të popullatës:
    1. Sëmundjet Kardiovaskulare,
    2. Diabeti,
    3. Shëndeti mendor,
    4. Të tjera sëmundje apo gjendje shëndetësore kronike (si hemoglobinopatitë, etj).
  • Kanceri:
    1. Regjistri i kancerit,
    2. Kanceri i qafës së mitrës dhe kanceri i gjirit: parandalimi dytësor.

INFORMACIONI SHËNDETËSOR / INDIKATORËT E SHËNDETIT

  • Data-base i të dhënave demografike, indikatorëve, dhe hartëzimi i mëtejshëm i tyre (programi GIS).
  • Data-base i indikatorëve të shëndetit mjedisor dhe hartëzimi i mëtejshëm i tyre (programi GIS).
  • Data-base i indikatorëve të shëndetit riprodhues (shëndeti i nënës dhe i fëmijes) dhe hartëzimi i mëtejshëm i tyre (programi GIS).
  • Data-base i monitorimit të determinatëve risk të shëndetit mjedisor dhe të shëndetit në punë dhe hartëzimi i mëtejshëm i tyre (programi GIS).
  • Data-base i monitorimit të determinantëve risk të sëmundjeve kryesore kronike jo-infektive dhe hartëzimi i mëtejshëm i tyre (programi GIS).
  • Data-base i epidemiologjisë së nutricionit.
  • Data-base i të gjithë indikatorëve shëndetësorë dhe problemeve ekonomike shëndetësore.

SHËNDETI RIPRODHUES

  • Kujdesi shëndetësor/mjekësor pre-/peri-natal.
  • Kontrolli i abortit.
  • Kontrolli i defekteve në lindje (keqformimeve kongjenitale).
  • Vdekshmëria dhe sëmundshmëria foshnjore ( Vdekshmëria dhe sëmundshmëria fëmijënore (1-4 vjeç).
  • Vdekshmëria dhe sëmundshmëria amësore.
  • Planifikimi familjar.

MJEDISI DHE SHËNDETI (SHËNDETI MJEDISOR)

Sektori i Ujit:
– Kryen studime dhe hulumtime në lidhje me vlerësimin e rrisqeve mjedisore, impaktin në shëndet, nëpërmjet kryerjes së ekspertizave.
– Bën vlerësimin e cilësisë së ujit të pijshëm (ujëra nëntokësorë/ujëra sipërfaqësorë me destinacion për ujë të pijshëm/vepra të trajtimit të ujit)
– Ndjek dhe mban nën kontroll të vazhdueshëm, nëpërmjet analizës së të dhënave nga strukturat shëndetësore, situatën e furnizimit me ujë të pijshëm dhe cilësinë e tij në nivel kombëtar, jep rekomandime dhe detyra për zbatim duke vlerësuar faktorët e rriskut.
– Propozon dhe punon në vazhdimësi në lidhje me përmirësimin e legjislacionit, standardeve dhe normave duke patur parasysh përafrimin e tij me legjislacionin e BE-së.
– Ofron ndihmë tekniko-profesionale për specialistët e shëndetit publik, shërbimit të higjienës dhe Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, ofron trajnimin dhe kualifikimin e specialistëve të shëndetit mjedisor me anë të seminareve, si dhe trajnimin dhe edukimin universitar në Shëndetin Publik.

Sektori i Menaxhimit të Mbetjeve:
– Inventarizimi dhe monitorimi i groposjeve.
– Zhvillimi dhe aplikimi i planeve per menaxhimin e mbeturinave (dherat dhe mbetjet ndërtimore).
– Monitorimi i efekteve të mbeturinave në shëndet.

Sektori i Sigurisë Ushqimore:
– Zhvillimi dhe aplikimi i planeve për verifikimin e furnizimit me ushqim.
Sektori i Nutricionit (Ushqimit):
– Zhvillimi dhe aplikimi i programeve kërkimore në zonat e ushqimit: makro- dhe mikro-nutrientët.
– Monitorimi i të ushqyerit të popullatës.

Sektori i Cilesisë së ajrit:
– Zhvillimi dhe aplikimi i programeve për kontrollin e cilësisë së ajrit.
– Inventarizimi i burimeve të emetimeve (instalimet industriale, trafiku, djegie e instalimeve).
– Monitorimi i cilësisë së ajrit outdoor (ajri jashta mjediseve të mbyllura) dhe atij indoor (brenda mjediseve të mbyllura) dhe analizimi i efekteve në shëndetin e popullatës.

Sektori i Shëndetit në Punë:
– Monitorimi i gjendjes shëndetësore të punëtorëve dhe i vendeve të punës.
– Zhvillimi dhe aplikimi i programeve kërkimore në zonat e shëndetit në punë.
Të gjitha aktivitetet e lartpërmendura janë të bazuara në analizat dhe performancat përkatëse të laboratoreve të Departamentit të Mjedisit dhe Shëndetit:

Sektori i laboratoreve:
– laboratoret kimike: uji, ushqimi;
– laboratoret e kimisë analitike (analizat në absorber atomik, gaz-kromatograf, etj.);
– laboratoret mikrobiologjike: uji, ushqimi;
– laboratori i toksikologjisë klinike;
– laboratori klinik/biokimik;
– laboratori i fizikës sanitare;
– laboratori i ndotjes së ajrit.

Ekspertiza Sanitare:
– Propozimi i vlerave ligjore dhe strukturës.
– Inventarizimi dhe vendosja e vlerës së ekspertëvë në nivel kombëtar.
– Rekomandimet përkatëse të formuluara.
– Përcaktimi i normave dhe rregullat e tyre për aplikim.

EDUKIMI DHE PROMOCIONI SHËNDETËSOR

  1. Përkrahja:
    • Të punuarit me mediat,
    • Të punuarit me politikë-bërësit.
  2. Trajnimi:
    • Profesionistët e shëndetit, etj.,
    • Mësuesit,
    • Komuniteti, liderët, grupet vulnerabël.
  3. Programimi shëndetësor, dizenjimi i strategjive parandaluese.
  4. Monitorimi dhe ndalimi i padrejtësive.

ZONAT PËRPARËSORE

  1. Duhani
  2. Aksidentet
  3. Medikamentet Psikoaktive
  4. Alkooli
  5. Rinia
  6. Mosha e tretë
  7. Shëndeti mendor
  8. Sëmundjet kronike specifike
  9. Sëmundjet infektive