COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2738 testime, 457 qytetarë të infektuar, 3 humbje jete dhe 967 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.
Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2738 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 457 qytetarë, në këto bashki:
173 në Tiranë, 24 në Fier, 22 në Fier, 21 në Berat, nga 20 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, nga 15 qytetarë në Shkodër, Lushnje, nga 11 qytetarë në Durrës, Elbasan, 9 në Gramsh, 8 në Delvinë, 7 në Kavajë, nga 6 qytetarë në Krujë, Kamëz, Mallakastër, Kuçovë, Peqin, 5 në Kukës, nga 4 qytetarë në Has, Mirditë, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, nga 3 qytetarë në Prrenjas, Devoll, Korçë, Përmet, Himarë, Vorë, Shijak, Kurbin, Lezhë, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Pukë, Roskovec, nga 1 qytetar në Librazhd, Dimal, Maliq, Këlcyrë, Dropull, Selenicë, Tropojë, Fushë Arrëz.
Janë 9,316 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 74 vjeç, një qytetare nga Fieri 79 vjeçe, një qytetare nga Tirana 80 vjeçe.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 967 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 255,282 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 457
Të shëruar në 24 orë 967
Të shtruar në spitale 130
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2738

Testime totale 1,710,553
Raste pozitive 268,008
Raste të shëruara 255,282
Raste Aktive 9,316
Humbje jete 3,410

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3125
Fier 1296
Vlorë 786
Shkodër 744
Gjirokastër 765
Elbasan 701
Berat 673
Lezhë 375
Korçë 281
Durrës 299
Kukës 214
Dibër 57