COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 3070 testime, 4 të shëruar dhe 7 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3070 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 7 qytetarë, në këto bashki:  4 raste në Tiranë, 1 rast në Durrës, Vlorë, Devoll.

Aktualisht janë 84 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,047 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (10 Korrik 2021)
Raste të reja ditore       7
Të shëruar në 24 orë     4
Të shtruar në spitale      7
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                3070

Testime totale             831,691
Raste pozitive             132,587
Raste të shëruara        130,047
Raste Aktive                        84
Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            32
Elbasan           12
Fier                  11
Korçë             9
Vlorë                7
Shkodër          5
Lezhë                3
Durrës              3
Gjirokastër        1
Kukës                1