Funksionet e Institutit të Shëndetit Publik
- Qendra Kombëtare e Kërkimit/Studimit në Shëndetin Publik;
- Qendra Kombëtare e Trajnimit në Shëndet Publik;
- Qendra Kombëtare e Ekspertizës teknike në Shëndet Publik;
- Qendra Kombëtare e Referencës në Shëndet Publik;
- Qendra Kombëtare Operative në Shëndet Publik;
- Qendra Kombëtare e Kontrollit të Cilësisë dhe Sigurisë të Laboratorëve të Shëndetit Publik.
Epidemiologjia dhe Kontrolli i Sëmundjeve Infektive
- Sistemi Madhor i Bazuar-në-Sëmundje i Survejancës të Sëmundjeve Infektive.
- Sistemi i Bazuar-në-Sindroma (Sistemi ALERT) i Survejancës të Sëmundjeve Infektive.
- Zbulimi në kohë i shpërthimeve epidemike, me synim kontrollin dhe parandalimin e tyre.
- Sistemi i Survejancës të PFA (Poliomielitit) i Bazuar-në-Rast.
- Sistemi i Survejancës të Fruthit/Rubeolës i Bazuar-në-Rast.
- Sistemi i Survejancës të Sindromit të Rubeolës Kongjenitale i Bazuar-në-Spital i Bazuar-në-Rast.
- Sistemi i Survejancës të Hepatiteve Virale i Bazuar-në-Spital i Bazuar-në-Rast.
- Sistemi i Survejancës të infeksioneve nga Haemophilus influenzae B i Bazuar-në-Spital i Bazuar-në-Rast.
- Shqipëria në situatën epidemiologjike (prej vitit 1997 e në vazhdim) të Poliomielitit të eliminuar si infeksion indigjen në popullatë, (liçensuar zyrtarisht nga OBSH në janar 2003).
- Shqipëria në fazën epidemiologjike të eliminimit të Fruthit dhe të Rubeolës, referuar targeteve përkatëse të OBSH për rajonin Europian.
- Mbajtja në vijueshmëri të pandërprerë e mbulesës vaksinore në nivelet >95% në shkallë kombëtare, shkallë rrethi, e sidomos në atë kapilare (Programi Kombëtar EPI).
- Futja (viti 2005) e vaksines kundër parotitit epidemik në kalendarin tonë kombëtar të vaksinimit.
- Ngritja e Sistemit të Survejancës të HIV/AIDS dhe Infeksioneve Seksualisht të Transmetueshme (HIV/AIDS/IST).
- Ngritja dhe monitorimi i metodologjive diagnostike të standardizuara laboratorike në të gjithë vendin.
- Rritja e shkallës së raportimit të rasteve të konfirmuara me laborator në sistemin e integruar të survejancës të sëmundjeve infektive.
- Rritja e bashkëpunimit teknik me të gjitha vendet e Ballkanit përsa i përket survejancës të sëmundjeve infektive.
- Sistemi i Survejances së Gripit A/H5N1 ne sfondin e pandemisë së pritshme të tij.
- Futja (viti 2008) e vaksinës kundër Haemophilus influenzae B në kalendarin tonë kombëtar të vaksinimit.
Epidemiologjia dhe Kontrolli i Sëmundjeve Kronike Jo-Infektive
- Rritja e shkallës së identifikimit dhe monitorimit të determinantëve risk të sëmundjeve kronike jo-infektive kryesore dhe përcaktimi i sasisë së ndërlidhjeve përkatëse shkak/pasojë.
- Organizimi i strategjive parandaluese afat-mesme dhe afat-gjata të sëmundjeve kryesore jo-infektive kronike. Implementimi i strategjisë mbi Reduktimin e Kërkesës për Drogë në Shqipëri.
- Rritja e mëtejshme e studimeve epidemiologjike në Shëndetin Familjar (shëndeti i nënës dhe fëmijës, shëndeti i moshës së tretë).
-
Suport i parandalimit dytësor (depistimi apo skrining) në kuadrin e Kujdesit Shëndetësor Parësor:
- Standarde / Protokolle;
- Trajnime.
- Lehtësira shëndetësore të bazuara në survejancën epidemiologjike.
-
Survejime ndërseksionale të popullatës:
- Sëmundjet Kardiovaskulare;
- Diabeti;
- Shëndeti mendor;
- Të tjera sëmundje apo gjendje shëndetësore kronike (si hemoglobinopatitë, etj).
-
Kanceri:
- Regjistri i kancerit;
- Kanceri i qafës së mitrës dhe kanceri i gjirit: parandalimi dytësor.
Informacioni Shëndetësor / Indikatorët e Shëndetit
- Data-base i të dhënave demografike, indikatorëve, dhe hartëzimi i mëtejshëm i tyre (programi GIS).
- Data-base i indikatorëve të shëndetit mjedisor dhe hartëzimi i mëtejshëm i tyre (programi GIS).
- Data-base i indikatorëve të shëndetit riprodhues (shëndeti i nënës dhe i fëmijes) dhe hartëzimi i mëtejshëm i tyre (programi GIS).
- Data-base i monitorimit të determinatëve risk të shëndetit mjedisor dhe të shëndetit në punë dhe hartëzimi i mëtejshëm i tyre (programi GIS).
- Data-base i monitorimit të determinantëve risk të sëmundjeve kryesore kronike jo-infektive dhe hartëzimi i mëtejshëm i tyre (programi GIS).
- Data-base i epidemiologjisë së nutricionit.
- Data-base i të gjithë indikatorëve shëndetësorë dhe problemeve ekonomike shëndetësore.
Shëndeti Riprodhues
- Kujdesi shëndetësor/mjekësor pre-/peri-natal.
- Kontrolli i abortit.
- Kontrolli i defekteve në lindje (keqformimeve kongjenitale).
- Vdekshmëria dhe sëmundshmëria foshnjore dhe fëmijënore (1-4 vjeç).
- Vdekshmëria dhe sëmundshmëria amësore.
- Planifikimi familjar.
Mjedisi dhe Shëndeti (Shëndeti Mjedisor)
Sektori i Ujit:
- Kryen studime dhe hulumtime në lidhje me vlerësimin e rrisqeve mjedisore dhe impaktin në shëndet.
- Bën vlerësimin e cilësisë së ujit të pijshëm (ujëra nëntokësorë/ujëra sipërfaqësorë/vepra të trajtimit të ujit).
- Ndjek dhe mban nën kontroll të vazhdueshëm situatën e furnizimit me ujë të pijshëm dhe cilësinë e tij në nivel kombëtar.
- Propozon përmirësimin e legjislacionit, standardeve dhe normave duke patur parasysh përafrimin me BE-në.
- Ofron ndihmë tekniko-profesionale dhe trajnime për specialistët e shëndetit publik dhe inspektoriatet.
Sektori i Fizikës Sanitare:
- Identifikimi dhe vlerësimi i ndikimit të ndotësve fizikë (zhurmat, vibracionet, ndriçimi, lazerat, rrezatimi, temperaturat) në shëndetin publik.
- Grumbullimi/përpunimi i të dhënave në lidhje me faktorët fizikë mjedisor/industrial.
- Përcaktimi dhe vlerësimi i treguesve shëndetësor që lidhen me ekspozimin ndaj faktorëve fizikë.
- Përgatitja e dokumenteve tekniko-shkencore, udhëzuesve dhe protokolleve.
- Evidentimi shkencërisht i listës së faktorëve të dëmshëm fizikë për shëndetin.
- Zhvillimi i programeve të trajnimit për ndotësit fizikë.
- Kontribut për propozime legjislative dhe politika për mbrojtjen nga ndotësit fizikë.
- Hartimi i paketave informuese dhe edukuese për sensibilizimin e popullatës.
- Bashkëpunimi me MSHMBS për normat dhe standardet.
- Ofrimi i ekspertizës për strukturat qendrore dhe rajonale.
- Partneritet me institucionet për informimin e popullatës.
- Bashkëpunimi ndërkombëtar për shkëmbim eksperience.
Sektori i Menaxhimit të Mbetjeve:
- Inventarizimi dhe monitorimi i groposjeve.
- Zhvillimi dhe aplikimi i planeve per menaxhimin e mbeturinave (dherat dhe mbetjet ndërtimore).
- Monitorimi i efekteve të mbeturinave në shëndet.
Sektori i Sigurisë Ushqimore dhe Nutricionit:
- Zhvillimi dhe aplikimi i planeve për verifikimin e furnizimit me ushqim.
- Zhvillimi dhe aplikimi i programeve kërkimore në zonat e ushqimit: makro- dhe mikro-nutrientët.
- Monitorimi i të ushqyerit të popullatës.
Sektori i Cilësisë së Ajrit:
- Zhvillimi dhe aplikimi i programeve për kontrollin e cilësisë së ajrit.
- Inventarizimi i burimeve të emetimeve (instalimet industriale, trafiku, djegie).
- Monitorimi i cilësisë së ajrit outdoor dhe indoor dhe analizimi i efekteve në shëndet.
Sektori i Shëndetit në Punë:
- Monitorimi i gjendjes shëndetësore të punëtorëve dhe i vendeve të punës.
- Zhvillimi dhe aplikimi i programeve kërkimore në zonat e shëndetit në punë.
Sektori i Laboratorëve:
- Laboratoret kimike: uji, ushqimi;
- Laboratoret e kimisë analitike (analizat në absorber atomik, gaz-kromatograf, etj.);
- Laboratoret mikrobiologjike: uji, ushqimi;
- Laboratori i toksikologjisë klinike;
- Laboratori klinik/biokimik;
- Laboratori i fizikës sanitare;
- Laboratori i ndotjes së ajrit.
Ekspertiza Sanitare:
- Propozimi i vlerave ligjore dhe strukturës.
- Inventarizimi dhe vendosja e vlerës së ekspertëvë në nivel kombëtar.
- Rekomandimet përkatëse të formuluara.
- Përcaktimi i normave dhe rregullat e tyre për aplikim.
Edukimi dhe Promocioni Shëndetësor
-
Përkrahja:
- Të punuarit me mediat;
- Të punuarit me politikë-bërësit.
-
Trajnimi:
- Profesionistët e shëndetit;
- Mësuesit;
- Komuniteti, liderët, grupet vulnerabël.
- Programimi shëndetësor, dizenjimi i strategjive parandaluese.
- Monitorimi dhe ndalimi i padrejtësive.
Zonat Përparësore
- Duhani
- Aksidentet
- Medikamentet Psikoaktive
- Alkooli
- Rinia
- Mosha e tretë
- Shëndeti mendor
- Sëmundjet kronike specifike
- Sëmundjet infektive