Komunikimi i përditshëm për koronavirusin/ 04 Nëntor 2020

 
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1725 testime, 105 të shëruar, 396 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit
 
Ju informojme për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet Covid.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1725 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 396 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 
278 raste në Tiranë, 15 raste në Durrës, nga 11 raste në Elbasan dhe Pukë, 
9 raste në Lushnje, 8 raste në Shkodër, Sarandë, 
6 raste në Korçë, Kukës, Mallakastër, Gjirokastër,
5 raste në Fier, Tepelenë, Dibër,  4 raste në Përmet,
3 raste në Lezhë dhe Peqin,  2 raste në Delvinë, 
1 rast në Krujë, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Pogradec.
 
Në 24 orët e fundit janë shëruar 105 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11.578 që nga fillimi i epidemisë. 
Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 338 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 4 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 64 vjeçar nga Vlora, një 65 vjeçar nga Fier, një 81 vjeçar dhe një 84 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e COVID19, mbani maskë në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik, lani dhe dezinfektoni duart sa më shpesh. 
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
Lutemi të qëndroni të izoluar nëse jeni të konfirmuar me covid19 apo në pritje të përgjigjes së testimit. 
 
 
COVID-19 – Statistika (4 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 396
Të shëruar ne 24 orë     105
Të shtruar në spitale     338
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore     1725
 
Testime totale            131.547
Raste pozitive    22.300
Raste të shëruara    11.578
Raste Aktive      10.186
Humbje jete       536
 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5163
Durrës          921
Fier         788
Korçë  634
Shkodër        574
Lezhë          454
Elbasan        457
Vlorë           423
Berat           289
Kukës          221
Gjirokastër    160
Dibër             102