PROTOKOLLI I RI I DEPISTIMIT ME TESIN HPV
GRUPMOSHA 35-45 VJEC
Algoritmi i moshes per depistim per HPV: 35 vjec, 40 vjec, 45 vjec, 50 vjec dhe 55vjec
| Viti i depistimit* | Grate qe mbushin 35 vjec ne kete vit lindje | Grate qe mbushin 40 vjec ne kete vit lindje | Grate qe mbushin 45 vjec ne kete vit lindje | Grate qe mbushin 50 vjec ne kete vit lindje | Grate qe mbushin 55 vjec ne kete vit lindje |
| 2026 | 1991 | 1986 | 1981 | 1976 | 1971 |
| 2027 | 1992 | 1987 | 1982 | 1977 | 1972 |
| 2028 | 1993 | 1988 | 1983 | 1978 | 1973 |
| 2029 | 1994 | 1989 | 1984 | 1979 | 1974 |
| 2030 | 1995 | 1990 | 1985 | 1980 | 1975 |
*Ky algoritëm është subjekt i ndryshimeve në vitet në vijim
Per te mos u harruar!
Mjeket e familjes
- Tërheqin kitet e paracaktuara dhe informacionet nga NJVKSH e rrethit.
- Nxjerrin ne regjistër te veçante popullatën e femrave te datëlindjeve përkatëse për secilin vit testimi.
- Ftojnë te marrin pjese ne depistim me mesazh telefoni, ftese direkte ose cdo forme tjeter.
Kitet
- Kitet qëndrojnë ne temperature te dhomës te pahapura dhe te pa dëmtuara pa limit.
- Kitet e përdorura (me mostra vaginale), te vendosen dhe te ruhen ne stative per dy jave me temperature dhome dhe larg dritës se diellit.
- Me pas dorëzohen ne DSHP se bashku me skedat përkatëse dhe me tej ne ISHP.
Shpërndarja e rezultateve
- Pas marrjes se rezultatit te testit nga NJVKSH ose ISHP, Qendra shëndetësore informon gruan:
- Ne rast HPV+, referim per ekzaminime të tjera te gjinekologu.
- Ne rast HPV-, informim rreth rezultateve (dhe kujtese per ristestim pas 5 ose 10 vitesh).
NJVKSH
- Magazinim te kiteve dhe te informacioneve te përgatitura
- Shpërndarje e kiteve per QSH sipas listës përkatëse te përgatitur nga ISHP
- Grumbullim kitesh dhe skedash nga QSH dhe dërgim ne ISHP
- Shpërndarje te rezultateve individuale te testimit pranë QSH, pas marrjes se përgjigjeve nga ISHP
- Komunikim me ISHP rreth ecurisë se procesit dhe shpërndarja e rezultateve sipas QSH.