COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1052 testime, 247 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 611 të shëruar në 24 orët e fundit
2 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1052 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 247 qytetarë, në këto bashki:
72 në Tiranë, 23 në Fier, 14 në Lushnje, 12 në Durrës, nga 9 qytetarë në Shkodër, Dibër, Divjakë, 7 në Sarandë, nga 6 qytetarë në Vlorë, Devoll, Elbasan, Gramsh, nga 5 qytetarë në Vau i Dejës, Roskovec, Gjirokastër, Korçë, Berat, nga 4 qytetarë në Kukës, Skrapar, nga 3 qytetarë në Lezhë, Shijak, Vorë, Himarë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Kurbin, Krujë, Kamëz, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Maliq, Pogradec, nga 1 qytetar në Patos, Selenicë, Memaliaj, Kolonjë, Dimal.
Janë 2,712 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 611 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 322,421 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (2 Shtator 2022)
Raste të reja ditore             247
Të shëruar në 24 orë           611
Të shtruar në spitale             15
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                     1052
Testime totale                   1,964,322
Raste pozitive                      328,716
Raste të shëruara                  322,421
Raste Aktive                             2,712
Humbje jete                              3,583
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                  1,213
Fier                         327
Shkodër                 227
Elbasan                   186
Durrës                     178
Korçë                       162
Vlorë                         134
Gjirokastër               96
Berat                           73
Lezhë                          54
Dibër                            51
Kukës                           11
 
			 
								
				
				
				
				
				 
				