COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1532 testime, 446 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 549 të shëruar në 24 orët e fundit
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar
me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1532 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 446 qytetarë, në këto bashki:
151 në Tiranë, 22 në Lushnje, 21 në Vlorë, 19 në Durrës, 18 në Fier, 16 në Shkodër, 15 në Gjirokastër, 12 në Berat, nga 11 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 10 në Pogradec, nga 9 qytetarë në Krujë, Korçë, Devoll, nga 8 qytetarë në Kurbin, Skrapar, Elbasan, 7 në Tepelenë, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kavajë, Divjakë, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Vorë, Kolonjë, Belsh, 4 në Kuçovë, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Dibër, Himarë, Përmet, Memaliaj, Maliq, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Mirditë, Bulqizë, Mallakastër, Peqin, Gramsh, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Has, Shijak, Mat, Roskovec, Patos, Selenicë.
Janë 3,119 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2:
Janë shëruar 549 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 321,170 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (30 Gusht 2022)
Raste të reja ditore             446
Të shëruar në 24 orë          549
Të shtruar në spitale             15
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                     1532
Testime totale                   1,961,001
Raste pozitive                     327,871
Raste të shëruara              321,170
Raste Aktive                             3,119
Humbje jete                              3,582
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë		           1,465
Fier			                335
Elbasan		          214
Shkodër		          207
Korçë		               207
Durrës		              205
Vlorë		                  156
Gjirokastër 	        118
Berat		                   95
Lezhë		                  55
Dibër		                   51
Kukës		                   11
 
			 
								
				
				
				
				
				 
				