Aktivitet:   12 Maj, Dita Ndërkombëtare e Infermierit

Sektori i Shëndetit Mendor në Departamentin e Promocionit Shëndetësor , Instituti i Shëndetit Publik, organizoi një aktivitet në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Infermierit,

12 Maj.  Ky aktivitet u zhvillua me pedagog dhe student të Fakultetit të Shkencave Mjeksore Teknike dhe përfaqësues të sektorit të Infermierit të QSUT-së.

Në këtë aktivitet u diskutua për profesionin e infermierit  i cili kërkon një përkushtim të madh gjatë ushtrimit të tij ndaj pacientit.  Infermieria është një mision jo vetëm një profesion .

Përkujtimi i ditëlindjes  se Florence Nightingale, 12 Maj, infermieres e cila ka sherbyer  dhe ka ndikuar në ngritjen e rolit të infermierit në mbarë botën.

Në këtë aktivitet u diskutua për përgatitjen etike-profesionale  të infermierëve  të rinjë, përvetesimin dhe formimin e vazhdueshem të cilësisë dhe shërbimit ndaj pacientëve.