Sot, në kuadër të Ditës Kombëtare të depistimit për Kancerin e Gjirit u organizua Markata Rozë, aktivitet i cili synon të rrisë ndërgjegjësimin për kapjen e hershme të kancerit të gjirit. 
 
Deputete nga Parlamenti Shqiptar, artiste dhe gazetare të njohura u bënë pjesë e fushatës ndërgjegjësuese dhe dhanë mesazhe inkurajuese për të gjitha gratë që po përballen me këtë sëmundje. 
Falenderime të veçanta për të gjithë institucionet, agjensitë dhe subjektet tregëtare që mbështetën këtë event. 
Veçanërisht falenderimet shkojnë për gratë dhe vajzat që ju bashkuan nismës “Së bashku ja dalim”.
21.10.2018