Dita Botërore në Kujtim të Viktimave nga Trafiku Rrugor 17 Nëntor 2019

Loading Events
  • This event has passed.
Description

 

Dita Botërore në Kujtim të Viktimave nga Trafiku Rrugor 17 Nëntor 2019

 

Dita Botërore në Kujtim të Viktimave nga Trafiku Rrugor mbahet çdo vit, të dielën e tretë të muajit Nëntor. Kjo ngjarje është për të përkujtuar miliona të vrarë dhe të plagosur në rrugët e botës, së bashku me familjet e tyre, miqtë dhe shumë të tjerë të prekur nga këto trauma. Është gjithashtu një ditë në të cilën falënderojmë shërbimet e urgjencës dhe reflektojmë për barrën dhe koston e jashtëzakonshme të kësaj fatkeqësie të vazhdueshme ditore për familjet, komunitetet dhe vendet.

Tema e Ditës është: Jeta nuk është një pjesë e makinave…”

Mesazhi lidhet me Shtyllën 3-të Dekadës Botërore të Veprimit: Automjete më të sigurta. 

Për më tepër, ajo pajtohet me temën e përgjithshme të Konferencës së 3-të Ministrore Botërore për Sigurinë në Rrugë që do të zhvillohet në Stokholm në Shkurt 2020 – “Arritja e Qëllimeve Botërore 2030″.

Vdekjet dhe dëmtimet në rrugë janë ngjarje të papritura, të dhunshme dhe traumatike. Ndikimi i tyre është afatgjatë, shpesh dhe i përhershëm. Çdo vit, miliona njerëzve të sapoplagosur dhe të trembur nga çdo cep i botës u shtohen miliona të tjerë, që tashmë vuajnë pasojat. Ky numër është vërtet i jashtëzakonshëm.Hidhërimi dhe shqetësimi i përjetuar nga ky numër është më i madh kur mendon se shumë prej viktimave janë të rinj. Sepse shumë nga përplasjet mund dhe duhej të ishin parandaluar, pasi përgjigjja e qeverive dhe shoqërisë ndaj vdekjes në rrugë dhe dëmtimeve janë shpesh të papërshtatshme për sigurinë e jetës apo humbjen e saj.Kjo Ditë ka për qëllim t’i përgjigjet nevojës së madhe të viktimave të përplasjes rrugore për njohjen publike të humbjeve dhe vuajtjeve të tyre.Ajo është bërë gjithashtu një mjet i rëndësishëm për qeveritë dhe ata që punojnë për të parandaluar përplasjet ose për t’iu përgjigjur pasojave të tyre, pasi ofron mundësinë për të demonstruar shkallën e madhe  të dëmtimeve në rrugë, të  ndikimit të vdekjeve dhe nevojën urgjente për veprim.Dita në fjalë është bërë një mjet i rëndësishëm në përpjekjet globale për të zvogëluar viktimat në rrugë. Ajo ofron një mundësi për të tërhequr vëmendjen në shkallën e shkatërrimit emocional dhe ekonomik të shkaktuar nga përplasjet në rrugë, për njohjen e vuajtjeve të viktimave të aksidenteve rrugore dhe punën e shërbimeve mbështetëse dhe shpëtuese.

Start Date - End Date

Nov 17, 2019 - Nov 17, 2019

Start Time - End Time

12:00 am - 11:59 pm

Share This