Dita Botërore e Shëndetit Mendor 10 tetor 2019

Loading Events
  • This event has passed.
Description

 

 

Dita Botërore e Shëndetit Mendor 2019

“Të punojmë së bashku për parandalimin e vetëvrasjes”

 

Dita Botërore e Shëndetit Mendor, çdo 10 tetor që prej vitit 1992, ka në fokus ndërgjegjësimin, sensibilizimin, sjelljen, në nivel global lidhur me shëndetin mendor. Synimi kryesor i kësaj dite është sigurimi i  një komuniteti i cili kupton, pranon, por edhe luan rol aktiv në krijimin e një shoqërie që gëzon shëndet mendor.

Stigma është ende prezente, e për fat të keq në nivel të konsiderueshëm shumë individë që vuajnë probleme të shëndetit mendor, për ta shmangur atë dhe diskriminimin që e shoqëron, refuzojnë të shkojnë tek specialisti.

Është koha t’i shikojmë problemet e shëndetit mendor me një qasje tjetër, më pozitive.

Slogani i Ditës Botërore të Shëndetit Mendor 2019, është “Të punojmë së bashku për parandalimin e vetëvrasjes”,  duke e  fokusuar vëmendjen në masat parapërgatitore. Të flasësh dhe trajtosh një çështje tabu sikurse është vetëvrasja, do të kontribuonte në përqëndrimin e vëmendjes në identifikimin e faktorëve të rrezikut, për t’i paraprirë situatës.

Po ashtu ky slogan është vendosur duke synuar të tërheqë vëmendjen e opinionit publik, në mënyrë që të ketë më shumë iniciativa konkrete lidhur me parandalimin e vetëvrasjes.

E ndërsa lidhja ndërmjet vetëvrasjes dhe problemeve të shëndetit mendor (sidomos problemeve depresive dhe të varësisë/abuzimit) është tashmë e njohur, ka shume raste kur vetëvrasja ndodh në mënyrë të papritur, në momente krize. Faktorë rreziku të tjerë përfshijnë ekperienca të humbjes, vetmi, prani të dhunës, probleme shëndetësore.

Është e nevojshme që secili të kontribuojë: politikbërësit, insititucionet shëndetësore, institucionet arsimore, komuniteti, për të mbështetur ata persona që kanë probleme të shëndetit mendor, që janë në rrezik për vetëvrasje, për të shpëtuar jetë.

Vetëvrasja është një problem serioz në shëndetin publik. Disa raste të vetëvrasjeve janë të parandalueshme, mund të mblidhen të dhëna për to, si dhe mund të hartohen programe parandalimi dhe ndërhyrjeje. Për të qenë ndërhyrjet sa më efektive, është e domosdoshme të ketë një bashkëpunim multisektorial në hartimin e strategjive efektive.

 

OBSH-ja e vlerëson vetëvrasjen si një proritet të shëndetit publik. Raporti i OBSH-së “Parandalimi i vetëvrasjes, – një domosdoshmëri globale”, ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e parandalimit të kësaj dukurie, si dhe për ta kthyer në një prioritet në axhendën globale të shëndetit publik. Gjithashtu, ai synon të inkurajojë dhe të ofrojë mbështetje për vendet anëtare në lidhje me zhvillimin dhe forcimin e strategjive kombëtare si një qasje multisektoriale. Në Planin e Veprimit për Shëndetin Mendor 2013-2020 të OBSH-së, anëtarët janë angazhuar të punojnë drejt një targeti global për reduktimin e shifrave të vetëvrasjes me 10% deri në vitin 2020.

 

Statistika globale

  • Afërsisht 800.000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të vetëvrasjes.
  • Çdo 40 sekonda në botë vetëvritet një individ.
  • Numri i tentativave është shumë më i lartë.
  • Tentativa për vetëvrasje konsiderohet një faktor rreziku shumë i lartë.
  • Vetëvrasja përbën shkakun e dytë të vdekjes ndërmjet individëve 15-29 vjeç dhe shkakun e tretë të vdekjeve për individët 15-44 vjeç.
  • Në nivel global, 78% e vetëvrasjeve ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta ose të mesme.
  • Helmimi, varja dhe armët e zjarrit janë ndër metodat më të përdorura të vetëvrasjes në nivel global.
  • Vetëvrasja është 4 herë më e lartë te meshkujt. Tentativat vetëvrasëse janë 3 herë më të larta te femrat. Po ashtu edhe mendimet suicidale – vetëndëshkuese, përkundër jetës- (CDC). Te meshkujt mënyra më e zakonshme është ajo me armë zjarri, ndërsa te femrat helmimi.
  • Vihet re një rritje e shifrave të vetëvrasjes mbi moshën 50 vjeç, sidomos te meshkujt, individët që jetojnë vetëm, janë të ve ose të divorcuar.

 

Start Date - End Date

Oct 10, 2019 - Oct 10, 2019

Start Time - End Time

12:00 am - 11:59 pm

Share This